Vizita e Trump blindon Anglinë, 'Bisha' qëndron mes 14 makinash (FOTO)

Vizita e Trump blindon Anglinë, 'Bisha' qëndron mes 14 makinash (FOTO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet në Britaninë e Madhe për një vizitë tre ditore që përfshin takimin me familjen mbretërore, drekë pune dhe bisedime me kryeministren britanike në largim, Theresa May.

Por edhe pse Britania e Madhe konsiderohet si një vend i sigurt, Donald Trump gjatë vizitë së tij ka marrë masa të jashtëzakonshme sigurie.

Për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj vizite janë angazhuar mijëra policë britanikë, ndërsa çatitë e godianve ku do kalonte eskorta e Trump u mbushën me snajper. Madje jo vetëm kaq pasi 'Daily Mail' shkruan se qeveria britanike ka harxhuar plotë 25 milion paund vetëm për sigurinë e Presidentit amerikan.

Në fotot dhe videot e publikuara nga mediat angleze vihet re se eskorta e Donald Trump shoqërohet nga 14 makina të tjera, ndërsa 'Bisha' e Trump është diku në mes të tyre.

Por pavarësisht masave të marra 'Bisha' e Trump është vështirë që t'i ndodhë gjë e keqe. Bëhet fjalë për një Cadillac të super blinduar që ka kushtuar plotë 1.5 milion dollar.

'Bisha' e Trump ashtu siç ka edhe emrin është vërtetë një bishë. Me xhama të blinduar, goma që nuk shpohen dhe me bllokues raketash.

Ajo gjithashtu është ideuar t’i rezistojë plumbave të pushkëve automatike, gazit lotsjellës, e në rast të ndonjë lëndimi, brenda saj ka rezerva gjaku me grupin Rh-negativ siç e ka edhe presidenti, raportojnë mediat. Por ka akoma. Nëse dikush hap derën e 'Bishës' dhe është i pa autorizuar, pëson një goditje prej 120 volt që mund të tronditet dhe rrëzohet.

Gjithçka, për të siguruar njeriun më të rëndësishëm të planetit.





Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 05/06/2019 09:28

    blindon anglin hahahahahah aman ca thu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim