Vizita e Vuçiç në Kosovë, Thaçi
"Eshtë normale, e zakonshme"

Vizita e Vuçiç në Kosovë, Thaçi<br />"Eshtë normale, e zakonshme"
Vizita në Kosovë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila është paralajmëruar për ditën e mërkurë, është vlerësuar si normale dhe e zakonshme nga zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë vizitë, Thaçi e ka vlerësuar të karakterit humanitar dhe fetar. “Këto vizita që ndodhin në rajon, janë krejt normale, krejt të zakonshme, të pranueshme, të vullnetit të mirë, të bashkëpunimit, të fqinjësisë, mesazhit evropian, mesazhit euroatlantik”, ka theksuar Thaçi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë në Kosovë me 14 janar. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shërbimi për media i kryeministrit serb.


Redaksia Online
(Shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf