Vizita në Kosovë, ja axhenda
zv/presidentit të SHBA, Joe Biden

Vizita në Kosovë, ja axhenda<br />zv/presidentit të SHBA, Joe Biden
Shtëpia e Bardhë ka zbardhur axhendën e takimeve që do të zhvillojë në Kosovë zv/presidenti Joe Biden.

Nesër në orën 09:30 zv/presidenti Biden do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin Isa Mustafa

Në orën 09:45 zv/presidenti Biden do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Takimi do të jetë i mbyllur për gazetarët.

Në orën 10:30 Joe Biden do të vizitojë manastirin e Graçanicës.

Në orën 11:00 zv/presidenti Biden do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin Thaçi

Në orën 14:00 Biden do të mbajë fjalim në ceremoninë e përurimit të rrugës që qeveria e Kosovës bën në ndërim të djalit të Biden, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015. Rruga do të quhet Joseph R. “Beau” Biden

Më pas zv/presidenti amerikan Biden do të largohet nga Kosova.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri