Gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Kosovë, Lulzim Basha vizitoi sot  kullën e Isa Boletinit ku ka folur me pasardhësit e tij në Boletin. Por, teksa Basha komunikonte me Gazmend Boletinin, ai i uron që të jetë sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë.

"Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë”, tha Boletini.

Kurse Basha nuk e kupton dhe e falenderon. “Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!”

Dialogu i plotë i tyre:

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!