Futbollisti i Chelsea-s, Pierre-Emerick Aubameyang tërhoqi vëmendjen duke vizituar dhomën e zhveshjes së Barcelonës të dielën.
Aubameyang të cilit i kanë mbetur edhe një vit e gjysmë kontratë me Chelsean, është filmuar duke festuar fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico në dhomën e zhveshjes së klubit katalanas.
Ai përqafoi Ferran Torresin për të festuar fitoren e klubit të tij dhe kështu doli në qendër të vëmendjes, dhe kjo i zhgënjeu tifozët e klubit të tij Chelsea, me të cilin është ende nën kontratë, ndonëse nuk ka luajtur që nga muaji shkurt.
Jo vetëm tifozët janë të zhgënjyer por gjithashtu edhe drejtuesit e klubit të cilët do t’i japin gabonit, të drejtën për largim falas në verë.
Udhëtimi në Barcelonë nuk ishte ai që klubi donte dhe për këtë ai mori edhe parlajmërime, ndaj do të jetë lojtar i lirë gjatë verës për të kërkuar një klub të ri.
Për shkak të formës së tij të dobët, ku në 18 ndeshje, shënoi vetëm 3 gola, Aubameyang u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar për përballjet në ‘Champions League’.