Vrasja e motrës nga vëllai në Shkodër/ 58-vjeçari pranon krimin: Gjithçka nisi për ndërrimin e mobilieve 4 mijë euro! Autori telefonoi agjencinë që t’i anulonte porosinë

SHKODËR- Vizita nga Gjermania e Diana Vukajt, 58-vjeç në shtëpinë e vëllait të saj të vogël në Shkodër ka përfunduar në mënyrë tragjike. Ajo është ekzekutuar nga vëllai i saj, Fabian Vukaj 55-vjeç me pistoletë tip Zastava me silenciator me 4 plumba, i cili e ka pranuar krimin. 

Debati për mobilet ka sjellë vrasjen e 58-vjecares në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër. Burime pranë grupit hetimorë bëjnë me dije se autori i ngjarjes ka rrëfyer në polici se gjithçka ka nisur pas një porosie që viktima ka bërë për ndërrimin e mobileve në banesën e saj çka ka sjellë irritimin e autorit i cili pas debatit verbal në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri motrën. Sipas po të njëjtave burime autori ka telefonuar firmën e mobileve për të mos i sjellë ato në banese ndërkohë që shifra e porosisë ka qenë rreth 3-4 mijë euro. Pas ekzekutimit të së motrës në dhomën e gjumit, ai ka vijuar jetën normalisht ndërkohë që nga banoret njihej si person i alkoolizuar.

Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar, teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë rreth 300 euro në muaj, për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike. Nga sa raportohet, në momentin që policia ka shkuar në banesën e Fabian Vukaj, i janë gjetur 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin.

Ky krim në familje tronditi opinionin publik, për shkak se 55-vjeçari e ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ato që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren që kishte mbërritur nga Gjermania, duke njoftuar policinë. Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 kur dhe efektivët e policisë mbërritën në shtëpinë e 55-vjeçarit dhe gjetën gruan të vrarë në krevat. Report Tv ka siguruar foton e viktimës.

1623054301_dianavukaj.jpg

Viktima Diana Vukaj

Në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62  mm dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete zastava  pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku.

Flitet se autori pasi ka vrarë të motrën ka dalë në lagje duke thirrur se “kam vrarë motrën”, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht. Autori i kësaj ngjarjeje, Fabian Vukaj është vënë në prangat e policisë dhe ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin.

Banesa e 55-vjeçarit në lagjen '3 Heronjtë'

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Vrasja në Shkodër/ Viktima sot do festonte ditëlindjen, autorit iu gjetën 6 shishe alkool në shtëpi, ka tentuar të vrasë një person kur ishte në ushtri

1623014322_44564.jpg

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka sjellë detaje të reja nga ngjarja makabër e regjistruar në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën. Report Tv mëson se viktima sot të festonte ditëlindjen, që ishte dhe kjo arsyeja e ardhjes së saj nga Gjermania në Shkodër.

Nga sa raportohet, në momentin që policia ka shkuar në banesën e Fabian Vukaj, i janë gjetur 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin. Viktima, Diana i jepte një rrogë mujore prej 300 eurosh në muaj vëllait të saj të vogël, por duket kjo nuk i mjaftonte për shkak se dhe luante bixhoz dhe kanë debatuar herë pas herë për para që e motra shpenzonte për mobilimin e një shtëpie të saj në Velipojë.

Gjithashtu, Report Tv mëson se Fabian Vukaj, 55-vjeç ka qenë i dënuar me 10 vite burg para 30 vitesh për tentativë vrasjeje kur ka qenë në ushtri pasi ka goditur me thikë një person.

Ora 10:49
Vëllai vret motrën në Shkodër, zbulohet arsyeja! Shkak konfliktet për pronësinë e shtëpisë

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja makabër e motrës nga vëllai në Shkodër. Nga sa mësohet nëpërmjet burimeve, shkak është bërë konflikti për pronësinë e shtëpisë. Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • foni: 07/06/2021 16:20

    Hajvan paska patur nje Alamet gruaje..

    Përgjigju
    • Gerti: 07/06/2021 18:28

      Ishte e motra more, lexon ti apo shikon vetem figuren.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet