Vizita Xi Jinping në Europë dhe Ballkan/ Osmani në 'Studio Live': Mesazh i fortë për BE-në dhe SHBA-në! Myrteza: Nuk dihet pse është kaq e veçantë

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi sot Parisin teksa u takua me homologun francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Këshillit të Europës, Ursula von der Leyen. Ditën e nesërme, Xi Jinping do të jetë në Beograd për t’u takuar me presidentin Alexander Vuçiç dhe më pas në Budapest ku do pritet nga Victor Orban.

Vizitat e presidentit kinez në Europë dhe Ballkan ka sjellë mjaft pikëpyetje për të ardhmen e kontinentit dhe botës në valën e luftës në Ukrainë dhe në Gaza. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani u shpreh se vizita e Xi kishte disa mesazhe për BE-në dhe SHBA-në.

'Ka një mesazh të rëndësishëm. Përveç marrëdhënieve ekonomike. Mesazh për hemisferën perëndimore, një vit pas vizitës së Macron në Pekin. Menjëherë pas vizitës në prill të 2023 ka thënë se Europa duhet të përgatitet për një sistem mbrojtje jashtë SHBA. Kina vjen për të takuar 3 shtete të caktuar në Europë. Është mesazh i Pekinit dhe Moskës për të treguar se kush janë lojtarët tanë në Europë. Ne do të hyjmë në Europë, por nga dera jo nga dritarja. Ky është njëri nga mesazhet.

Franca po projekton një formulë të re për botën e re që po lind. Botë, e cila do shoqërohet nga lufta, trazira. I gjithë mesazhi është për SHBA, aksin anglo-sakson, BE. Vjen në Beograd për mesazhin e dytë që Vuçiçin e kemi aleatin dhe kemi edhe Orbanin që po pret pjesën e tij të tortës që është lidhur me megafinancim Great Wall Motors, e automjeteve elektrike. Presidenti Xi Jinping ka ardhur për të rrëmbyer momentin europian që është i pranishëm në Francë, ka një ftesë të qartë për Macron për t’u kthyer tek shkolla e de Gaule, që krijon një pavarësi nga tutela e SHBA', tha Osmani.

Gazetari Edison Myrteza në lidhje ‘Skype’ nga Pekini shton se Paris, Beograd dhe Budapest ka patur mjaft aktivitete me rastin e vizitës së presidentit kinez, ndërkohë që pak javë më vonë në Kinë pritet të vijë për vizitë presidenti rus Vladimir Putin.

'Fakt vizita e Xi Jinping në Ballkan sidomos në Beograd, kalon menjëherë më pas në Budapest, pasi është menduar të hapet një hekurudhë që do të lidh Beogradin dhe Budapestin. Mesa duket janë piketuar këto vende nga Xi Jinping. Këto vende kanë marrë një ‘çokë’ nga Bashkimi Europian. Nuk dihet pse është kaq e veçantë kjo vizitë e Xi Jinping. Ka pasur shumë aktivitete në Paris për mbështetjen e kësaj vizite.

Duket se është krijuar një lloj feste për vizitën e Xi Jinping në këto tre vende. Të gjithë e dinë miqësinë e Vladimir Putinit me Xi Jinping. Kina dhe vetë presidenti kanë thënë se nuk duan të futen në këtë luftë. Pritet që muajin tjetër Putin të vijë në Pekin dhe të jetë një pikë e rëndësishme në takim. Pritet që vizita të jetë goxha e rëndësishme sa i përket Ukrainës', theksoi Myrteza.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër