Kryeministri Edi Rama ka vizituar kohët e fundit disa shtëpi në qytete të ndryshme të vendit për t’u shpërndarë atyre certifikatën e legalizimeve.
 
Duke marrë shkas nga kjo gjë, një qytetar i ka shkruar kreut të qeverisë në një prej postimeve të tij, se babai ka shumë dëshirë ta takojë dhe e fton të vijë tek ai.
 
Kjo ftesë është mirëpritur nga Rama, madje e pyet qytetarin se ku e ka shtëpinë.  

Por një tjetër qytetar është shprehur i indinjuar pasi sipas tij, Gramoz Ruçi i ka shpërndarë legalizimet 90% mbështetësve të PD me qëllim për të marrë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 18 qershorit. Por për kryeministrin Rama kjo gjë nuk ka ndodhur.

rama

rama

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)