Vizitë e papritur në Kiev, Presidenti i Koresë së Jugut takim me Zelensky

Vizitë e papritur në Kiev, Presidenti i Koresë së Jugut takim me Zelensky

1689418214_111.jpg

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, sot bëri një vizitë të papritur në Ukrainë për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Vizita e tij u cilësua si ‘shumë domethënëse’, duke pasur parasysh se pak liderë të tjerë aziatikë kanë vizituar Ukrainën, kështu deklaroi Ramon Pacheco Pardo, kryetar i Koresë në Shkollën e Qeverisjes në Bruksel. 

“Gjatë kësaj vizite, e para në historinë e marrëdhënieve tona, ne po diskutojmë gjithçka që është e rëndësishme për jetën normale dhe të sigurt të njerëzve, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Zelensky. 

Zelensky deklaroi se ata diskutuan gjithashtu deportimin e ukrainasve në Rusi, sigurinë ushqimore dhe energjitike, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik.

"Jam i sigurt se së bashku do t'u japim më shumë forcë kombeve tona dhe pozicioneve globale të Ukrainës dhe Republikës së Koresë", tha Zelensky. 

Në fillim, Yoon Suk Yeol vizitoi vendin e vrasjeve masive në Bucha, përpara se të shkonte në Irpin, një zonë banimi e shënjestruar nga sulmet me raketa në shkallë të gjerë. Ai premtoi 150 milionë dollarë ndihmë humanitare vetëm për këtë vit.

Në fillim të kësaj jave ai mori pjesë në një samit të NATO-s në Lituani dhe vizitoi Poloninë, ku shprehu solidaritetin për Ukrainën.

“Koreja e Jugut do të vazhdojë të ofrojë furnizime ushtarake që i duhen Ukrainës. Pas furnizimeve ushtarake të vitit të kaluar si jelekët antiplumb dhe helmetat, ne do të mbështesim furnizimet ushtarake në një shkallë të gjerë këtë vit”, tha presidenti koreano-jugor.

Koreja e Jugut është përballur me presionin e ri për të ofruar armë, të cilave administrata e Yoon i ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare, e cila ishte e kujdesshme ndaj ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut. 

Yoon të enjten në Poloni deklaroi se sipas tyre pushtimi rus në Ukrainë është si një sfidë ndaj lirisë së bashkësisë ndërkombëtare.

"Ne e shohim pushtimin rus të Ukrainës si një sfidë ndaj lirisë së bashkësisë ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit", tha Yoon.


Lajmi kryesor:

Lufta Ukrainë-Rusi/ Këshilltari i Zelenskyt pranon ngadalësim të paparashikuar në kundërofensivë! Bjellorusia thotë se Wanger po trajnon ushtrinë e saj! Kina e Rusia stërvitje të përbashkët ushtarake


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen