Vizitë surprizë e ministrit gjerman në Rusi

Vizitë surprizë e ministrit gjerman në Rusi

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Rusi dhe më pas në Ukrainë më 13 dhe 14 maj.

“Altmaier pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij në lidhje me çështje të politikave energjetike dhe ekonomike”, njoftoi një burim qeveritar.

“Gazsjellësi shumë i përfolur ‘Nord Stream 2’, e ardhmja e Ukrainës si një korridor i gazit natyror dhe marrëdhëniet ekonomike Gjermani-Rusi do të jenë në qendër të këtyre diskutimeve”, shtoi ky burim.

Kjo vizitë e Altmaier synon gjithashtu të përgatisë rrugën për takimin e ardhshëm midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin në soçi më 18 maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë