Presidenti azer për herë të parë në Tiranë, pritet nga Begaj: Të gatshëm t’ju ndihmojmë për infrastrukturën e gazit! Begaj: Shqipëria të krijojë infrastrukturën e gazifikimit

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit erdhi me një lajm të mirë. Presidenti Ilham Aliyev u shpreh se kanë në plan që të dyfishojnë vëllimin me gaz për Europën.

‘Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë.  Mendoj që dy gazsjellëset që janë pjesë përbërëse e korridorit të gazit mund të diskutohen.’- u shpreh Aliyev.

Aliyev shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e infrasktrukturës së gazit.

“Vendi ynë kërkon që të ndihmojë për infrastrukturën e gazit në Shqipëri. Azerbajxhani është i gatshëm që të investoje në infrastrukturën e gazit këtu”.- tha Alyev.

Shumë të rëndësishëm, procesin e gazifikimit të vendit e konsideroi edhe presidenti Bajram Begaj, teksa zbardhi detaje nga biseda kokë më kokë me presidentin Azer.

‘Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, përmes projektit madhor të TAP-it, ka qenë i suksesshëm. Ne kemi shumë për të mësuar dhe përfituar nga përvoja dhe investimet azerbajxhanase në këtë fushë. Shqipëria, si vend tranzit në kuadër të TAP-it, synon të kthehet edhe në një vend përfitues të transmetimit të gazit. Në kuadër të bashkëpunimit me BE-në, Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit duhet të krijojnë infrastrukturën e gazifikimit dhe kapacitetet e nevojshme deri në vitin 2030.’- tha Begaj.

Vizita e Ilham Aliyev është e para e një Presidenti nga Azerbajxhani në vendin tonë. Ai u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti Begaj, ndërsa mes tyre zhvilluan edhe një bisedë kokë më kokë, ku siç vetë kreu i shtetit zbuloi u diskutua edhe për hapjen e ambasadës azere në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Rama takim me presidentin e Azerbajxhanit: Biseduam për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi, Rama zbulon edhe fokusin e bisedës. Kryeministri bën me dije së është biseduar për bashkëpunim në fushën e energjisë, por edhe për nisjen e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.

Ora 11:42
Presidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e mirë: Do dyfishohet kapaciteti i TAP, gazi në Europë do kalojë përmes Shqipërisë

 

Azerbajxhani është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë sa i përket infrastrukturës për gazin. Kështu deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ndërsa theksoi se TAP do dyfishojë kapacitetet. 

‘Jam në një vizitë për herë të parë. Jam besim plotë se kjo vizitë do i japë një shtysë të fortë marrëdhëniet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Sa u takon marrëdhënieve tona politike. Këtë vit ne patëm ish presidentin tuaj që vizitoi Azerbajxhanin dhe kryeministri shqiptar. Dialogu politik ka horizonte shumë të mira dhe një dinamikë shumë të mirë,. Shpresoj që të diskutojmë shumë çështje. Bashkëpunimi ynë shumë i suksesshëm, e thatë që Shqipëria është mbështetëse. E vlerësojmë shumë këtë mbështetje. Krimet e luftës, shkatërrimi i ka bërë këto toka të pajeta. Nga 67 xhami 65 janë shkatërruar. Ka mundësi shumë të mira dhe në fusha të tjera. Ndërveprimi mes kompanive shqiptare dhe Azerbajxhanase e di që këto fusha janë përparësi për të dy ne. Jam besimplotë që do të bëjmë hapa përfundimtare. Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po i kontribuon sigurisë energjetike të Europës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë.  Mendoj që dy gazsjellëset që janë pjesë përbërëse e korridorit të gazit mund të diskutohen,. Zyrtarët e BE-së po na njohin e vlerësojnë si një partner i besueshëm. Vendi ynë kërkon që të ndihmojë për infrastrukturën e gazit në Shqipëri. Azerbajxhani është i gatshëm që të investoje në infrastrukturën e gazit në Shqipëri.’- u shpreh presidenti Azerbajxhanit.’- u shpreh ai.

Ora 11:29
 Presidenti i Azerbajxhanit mbërrin për herë të parë në Tiranë, Begaj: Mirëpresim hapjen e ambasadës së vendit tuaj këtu

 

Presidenti Begaj u shpreh se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve. Begaj u shpreh se nisur nga përvoja e Azerbajxhanit në ekonomi e infrastrukturë edhe vendi ynë mund të përthithë nga eksperienca e këtij vendi për të pasur përmirësim në fushën e ekonomisë e më gjerë.

“Vizita e niveleve të larta janë të qarta mes marrëdhënieve të dy vendeve. Kam bindjen se vizita juaj sot zoti president do i japë shtysë bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e interesat të përbashkët. Vitin e ardhshëm do shënojmë 30 vjetorin mes Shqipëri dhe Azerbajxhan dhe 2023 do shohim mundësitë e mira për të njohur dhe parë më nga afër kulturat e njërit-tjetrit. Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot, u fokusuan në nevojën për identifikimi në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturën, bujqësi e turizëm. Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë  më e rëndësishëm. TAP p.sh. e bën vendin tonë një shpërndarës të interesave strategjike. Kemi shumë për të mësuar dhe punuar. Mirëpresim palën nga Azerbajxhani do të rrisim bashkëpunimin e ekonomive të vendeve tonë. Azerbajxhani ka përvojë të hershme nga të cilat ne mund të përfitojmë. Bashkëpunimi ka qenë mjaft i ngushtë.”- tha Begaj .

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or ti I kshillit: 15/11/2022 19:40

    Per kyt thon presidentin e Azerbajxhanit populli vet shum hajn!

    Përgjigju
  • Lala: 15/11/2022 18:22

    Ja e dyfishoj gazin..ka ndonje kontrat per te Marr ne? Ska Dmth vk

    Përgjigju
    • Or tej: 15/11/2022 18:43

      Ai e hallin per te shit gazin e vet orteeeejjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt