TIRANE- Në të dhënat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kryeqyteti është i klasifikuar i pari ndër rajonet ku humbjet dhe vjedhja e energjisë në rrjet janë nga më të lartat. Ndërsa ndëshkimin e abuzuesve e ka në shifra minimale, ku shkon deri në falje nga ana e Gjykatës për personat e proceduar.
 
“A1 Report” sjell një vëzhgim referuar periudhës 1 janar- 27 tetor 2014 ku rezulton se për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike janë dhënë 15 dënime.

denimet e gjykatave
 
Në një përpjesëtim të 15 dënimeve në 10 muaj përfshi nenin 137/1 dhe 137/2 rezulton se Gjykata e Tiranës të ketë dhënë një dënim e gjysmë për çdo muaj.
 
Referuar Kodit Penal, lidhja e paligjshme në rrjetin elektrik dënohet me 2 vite burgim, ndërsa vjedhja e energjisë elektrike me 3 vite.
 
Por e shkruar e zeza mbi të bardhë ligji duket se nuk ka funksionuar, pasi ka dhe raste kur Gjykata vendos 4 muaj burgim, por personi që ka kryer veprën penale nuk bënë asnjë ditë burg, pasi po e njëjta gjykatë vendos pezullimin e dënimit.
 
Ky është një prej vendimeve ku dhe pse i prangosur për vjedhje të energjisë elektrike për arsye biznesi në rrugën “Berisha” në Kamëz, gjykatësi Lazër Sokoli ka vendosur vetëm 10 000 lekë gjobë për qytetarin.
 
Një tjetër vendim është ky që shihni në pamje ku shtetasi kërkohet të dënohet me 4 muaj burgim, gjykatësja Klorinda Çela vendos 4 muaj burgim por në të njëjtin vendim vendos ta lërë në liri me kushtin e shërbimit të provës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)