Hajduti me darë xheniere shikoni çfarë i bën biçikletës në pak sekonda (VIDEO)

TIRANË- Vjedhësit e biçikletave në Tiranë, janë kthyer në një shqetësim serioz pasi në çdo hyrje pallati apo biznesi, veprojnë individë të caktuar, të cilët arrijnë tu vjedhin qytetarëve biçiklerat apo dhe motorët.

Në policinë e Tiranës ka një raportim të ngjeshur të rasteve të këtij fenomeni, ku qytetarëve u vidhen biçikletat por edhe motorët. Rasti në këtë video të regjistruar në një nga hyrjet e kompleksit “Demneri” në Tiranë, tregon qartë dhe pastër përgatitjen dhe logjistikën e hajdutëve. Njeriu që po shihni në pamjet filmike është i mirëpërgatitur me pajisje konkrete për të kryer vjedhje si darë, pinca, kaçavida, leva e sende të ndryshme, të cilat i mban në çantën e shpinës.

Në këtë video djaloshi që shfaqet i pamaskuar arrin të vjedhë një biçikletë, e cila edhe pse e lidhur me zinxhir metalik, nuk ia vështirën aspak punën hajdutit. Ai nxjerr nga çanta një palë darë xheniere të forta dhe menjëherë sapo këput zinxhirin, arrin të marrë biçikletën dhe të largohet. Të shpresojmë që policia lokale e zonë të lokalizojë dhe arrestojë shumë shpejt këtë hajdut të identifikueshëm nga pamjet filmike.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 14/07/2020 02:32

    Me kete lloj video ne BE. apo ne SHBA POLICIJA e kap brenda 24 oreve Po ne shqiperi???? NESHQIPERI KEMI NJE POLICI ME MINISTER TE POLITIZUAR DHE NUK DUN ME DIT SE POPULLIT I VIDHET GJEJA A SHTEPIJA A PARATE , PRONA PRIVATE E TJERA POLICIJA VEPRON VETEM PER PROTESTA DHE KAQ KETE E THEM ME PERGJEGJSI TE PLOTE DHE ME PROVA

    Përgjigju
  • Lilo: 14/07/2020 01:52

    U dukte tip refugjati nga Siria. Ta kontrollojne kampin. Aty e kane.

    Përgjigju
  • Tomka: 13/07/2020 16:41

    Barbon......

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 13/07/2020 15:33

    Hajduti ate profesion ka dhe te denohet ne maksimun nqs kapet por banoret e pallatit qe pertojne te mbajne celesin ne xhep dhe ta mbyllin deren e jashtme shume mire tu behet. Mend per here tjeter

    Përgjigju
  • Ralf: 13/07/2020 15:17

    Sirian

    Përgjigju
  • TAQI: 13/07/2020 15:14

    O HONGRE MOR PIS TANI DO SHOFËSH SE SI DO TA KAPËSH SAPUNIN MOR VEMJE E PISËT.

    Përgjigju
  • Eri: 13/07/2020 13:47

    Te vrafte zoti mos ja pafsh hajrin gjos vjedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike