Policia e Elbasanit ka prangosur sot një person i cili në bashkëpunim me një tjetër kanë vjedhur me dhunë një roje të një kompanie automjetesh.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Aleksandër Muça, 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër në aksin rrugor Cërrik - Gramsh, në afërsi të fshatit Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M. C, 56 vjeç, banues në Gramsh.
Ata dyshohen të kenë vjedhur dy bateri në një kamion të firmës dhe më pas janë larguar me mjetin tip "Benz" me targa DK 299 KY, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com