Vjedhja, denoncohen dy ish-drejtuesit e Gardës

Ish-komandantët e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi e Artan Hoxha, si dhe dy punonjës të tjerë të gardës janë kallëzuar në prokurori nga ministria për shpërdorim detyre. Mesohet se padia është bërë gjatë ditës së enjte në prokurori nën akuzën se kanë firmosur për pagat e ish- shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, për një periudhë kur Shqipe Spahiu nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Auditi i ministrisë në Gardën e Republikës ka nxjerrë në pah se punonjësja e Gardës ka përfituar padrejtësisht paga nga viti 2010-2013. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS ka rezultuar se zonja Spahiu një muaj para se të merrte pagën e parë në mënyrë abuzive, ka dalë jashtë Shqipërisë dhe mësohet se ende nuk është kthyer.

Pra, sipas auditit të Ministrisë së Brendshme ish- shefja e Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës ka përfituar për 3 vjet pagën për këtë post që mbante, pa punuar asnjë ditë, dhe firmosur nga eprorët e saj, Prendi dhe Hoxha. Për këtë arsye u kallëzuan penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe “Përfitim nëpërmjet mashtrimit”: Ndrea Prendi,  Artan Hoxha, Vojsi Bendajm, Shqipe Spahiu.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër