VLORE-Katër të arrestuarit për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit (lexo këtu), 2 roje dhe 2 përgjegjës janë lënë sot nga gjykata në burg pa afat me akuzën 'shpërdorim detyre' dhe 'dëmtim të aseteve ushtarake'. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje. Report Tv sjell pamjet nga seanca në Vlorë, ku ushtarakët dolën para gjykatës.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar gjatë seancës një masë sigurie më të lehtë për të katër të arrestuarit, detyrim paraqitje. Për avokatët mbrojtës, depoja e armatimeve nuk ka as kushtet më minimale të sigurisë. Sipas tyre në vendin e qëndrimit të rojës mungon ndriçimi, por edhe kamerat e sigurisë prej kohësh. Ndërkohë që një tjetër fakt, sipas tyre lidhet edhe me arsyen se një prej të ndaluarve Edlir Nelaj sipas avokatëve mbrojtës e ka marrë shërbimin në orën 08:00 të mëngjesit. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, avokatët shtuan se shërbimi i rojës është kryer në kushte mjaft të vështira të motit dhe temperaturave të ulëta.
Kërkesa e prokurorisë për ushtarakët e arrestuar
Lista e armatimeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit;
2 arme luftarake automatike model 56 me bajonet shtize
700 fisheke luftarake 7.62m qe perdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54
3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindshpues djeges
40 granata dore luftarake
40 ndezesa per granata dore luftarake
1 kreher hark automatik luftarak
1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm
1000 fisheke luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrubullaket normal
4 krehera rezerve per 30 fisheke luftarake 5.56mm
Aa
Përgjigju