Vjedhja e armatimit në bazën e 'Pashalimanit' katër ushtarakët merren të pandehur nga prokuroria

Vjedhja e armatimit në bazën e 'Pashalimanit' katër ushtarakët merren të pandehur nga prokuroria

Katër ushtarakë të Flotës Luftarake Detare, që vepronin me detyrë pranë bazës ushtarake “Pashaliman” në Vlorë, janë marë të pandehur nga prokuroria e këtij qyteti. Çështja në ngarkim të Lesko Ramosaçaj, Edlir Nelaj, Ervis Memsulaj dhe Ardit Ramaj, është dërguar në gjykata dhe tashmë ka kaluar për gjykim, ku pritet që në fillim të muajit shtator të zhvillohet seancat e para gjyqësore. Hetimi është administruar nga prokurorja Elona Alvora, e cila përgjatë 6 muajve ka mundur të sigurojë prova duke qartësuar rolin dhe akuzat e katër të pandehurve. Ndaj katër ushtarakëve është ngritur akuza e “Shkelje e rregullave të shërbimit të rojës në objekte të rëndësisë së veçantë” dhe për njërin prej të pandehurve është ngrituar akuza e Fallsifikimit  të dokumentave”. Sipas hetimeve ka rezultuan se në bazën ushtarake të “Pashalimanit” është vjedhur gjatë natës një sasi e madhe armatimi dhe municioni që ndodhej në depon e kësaj baze.

Si u grabit depoja e bazës

Në materialin që prokuroria ka referuar në gjykatë, thuhet se autorët kanë shkallmuar zgarën metalike të depos duke shkëputur kunjat nga muri për t’u futur brenda duke marrë armatimet. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë të vlefshme që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje, por që ende nuk është bërë identifikimi i tyre. Ndërkohë në anën e jashtme të gardhit rrethues, poshtë rrugës është gjetur një armë luftarake tip ML model 56 me nr.1600288, në gjendje të rregullt të padëmtuar dhe disa fishekë që u kanë rënë, autorëve në ikje e sipër. Natën që është kryer vjedhja në shërbim kanë qenë Ardit Ramaj me detyre oficer informacioni dhe shërbimi, përgjegjës roje rreshter ka qenë Lesko Ramosaço. Ndërsa rojë shërbimi në depon e armatimit ka qenë Anit Nelaj i cili ka dorëzuar shërbimin tek Ervist Memsulla. Gjatë natës roja i shërbimit Ervist Memsulla ka qëndruar në shërbim deri rreth orës 03:30 dhe me pas është larguar dhe kthyer përsëri rreth orës 06:00, ka vazhduar shërbimin e rojës pa ushtruar kontroll në objekt dhe më pas nuk ka pritur rojën marrës të shërbimit, por është larguar nga vendi. Ervist Memsulla ka shpjeguar se rreth orës 03:30 për shkak të motit me shi dhe erë është larguar nga vendi shërbimit dhe ka shkuar rreth 700m larg, duke e braktisur atë dhe ka qëndruar deri rreth orës 06:00 me pas është kthyer, ka qëndruar aty deri rreth orës 08:00 dhe me pas është larguar.

Përgjegjësit nuk kontrolluan vendrojat në objektet e bazës

Sipas hetimit, Edlir Nelaj me detyre përgjegjës ndërrese shërbimi ka hartuar procesverbalin e marrjes së shërbimit të rojës nga Lesko Ramosaco pa qënë prezent personeli i shërbimit dorëzues, por këtë veprim e ka dokumentuar në kundërshtim me ligjin duke nënshkruar tek libri marjes së shërbimit në emër të personelit të marrjes së shërbimit të rojes. Po kështu në kundërshtim me rregulloren e brendshme Lesko Ramosaco dhe Edlir Nelaj nuk kanë ushtruar kontroll fizik në objektet perkatëse ku kryehej shërbimi rojes, duke mos ushtruar në këtë mënyrë edhe kontrollin fizik në depon e armatimit ku edhë është konstatuar vjedhja e armatimit dhe municionit luftarak.

Ja çfarë deklaruan përgjegjësit e turneve

Gjatë fazës së hetimit Ardit Ramaj, ka shpjeguar se ka qënë në detyrë dhe nuk ka ushtruar kontroll tek shërbimi rojes, po kështu edhe Lesko Ramosaco është pyetur nga policia gjyqesore si person nën hetim ka shpjeguar se, gjatë shërbimit ka shkuar për kontroll tek shërbimi rojes së depos së armatimti rreth orës 02:45 të datës 10 janar 2019 dhe pasi ka marrë kontakt me rojen e shërbimit e ka pyetur atë rreth shërbimit dhe nuk ka ushtruar kontroll fizik në objekt dhe më pas është larguar nga ky vendshërbimi dhe nuk është kthyer më aty për kontroll. Po kështu nuk rezulton që ai të këtë bërë edhe marrjen dhe dorëzimin e shërbimit të rojes konform rregullores së brendshme, për rrjedhojë Edlir Nelaj, ka hartuar edhe procesverbalin e marrjes së shërbimit pa praninë e tij dhe personit të shërbimit të rojes në këtë repart ushtarak, këtë fakt e ka pranuar edhe Edlir Nelaj kur është pyetur nga policia gjyqesore, i cili ka shpjeguar se, dokumenti në fjalë është hartuar dhe nënshkruar prej tij pasi personeli shërbimit të rojës ishte larguar nga vendshërbimi rojes.

Denoncimi i ngjarjes

Ndërkohë Klement Rrapushi me detyrë përgjegjes i bazës materiale në repartin ushtarak të “Pashalimanit” ka konstatuar vjedhjen e ndodhur në depon e armatimit. Klement Rrapushi ka njoftuar personelin e shërbimit të rojes pranë këtij reparti dhe konkretisht Eduart Dhanon me detyrë shefi logjistikes dhe në vijim ky i fundit ka bërë njoftim në policinë ushtarake Vlorë.

Hetimi i ministrisë së Mbrojtjes

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në muajin shkurt 2019 ka përfunduar hetimin administrativ për vjedhjen e armatimeve në depon e bazës së Pashalimanit,ndërsa ka dalë në përfundimin se përgjegjës për ngjarjen është i gjithë zinxhiri komandues i Forcës Detare duke filluar nga komandanti i Forcës Detare Ylber Dogjani. Hetimi administrative i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën e drejtim komandimit në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit. Në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe cështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit. Ministrja e Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i ka propozuar gjithashtu Presidentit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.

Lista e armatimeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit

2 arme luftarake automatike model 56 me bajonet shtize

700 fisheke luftarake 7.62m qe perdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54

3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindshpues djeges

40 granata dore luftarake

40 ndezesa per granata dore luftarake

1 kreher hark automatik luftarak

1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm

1000 fisheke luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrubullaket normal

4 krëhëra rezerve për 30 fishekë luftarake 5.56mm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 01/08/2019 11:03

    Po fshesa nuk kane marre nga depoja?Ky eshte armatimi i ushtrise se NATO-s.Vaj hallin po plasi ndonje lufte,si gjithmone gati per kurban do jemi se dikush ketu verdalle nesh keshtu na do.Te na therrin si delet pa rreaguar sic kane bere nder shekuj greke e serbe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën