TIRANË - Një periudhë e errët e cila s’do të përsëritet më, me këto fjalë duke folur për herë të parë i dyshuari kryesor për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i bankës së Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës t’i jap mundësinë të rikthehet në shoqëri për të nisur jetën si një qytetar normal.
“
Shpresoja se nga juaj do të merret parasysh gjithashtu edhe jo vetëm ajo e shkuara ime ku kam qenë prezent në sistemin bankar që nga viti 1993 por gjithashtu edhe e ardhmja ime e cila më kërkon që të ri-pozicionohem në shoqëri dhe pranë familjes time dhe të gjitha vlerat që më takojnë të pozicionohem.”- tha Bitraj gjatë seancës gjyqësore.
Për avokatin mbrojtës të Bitrajt gjykata duhet të ndryshojë akuzën pasi nuk ka asnjë fakt që të provojë vjedhjen në bashkëpunim me Mimoza Bruzian e Klevis Bejtian.
Ndaj gjykata duhet t’i ndryshojë akuzon pasi Bitraj është thjesht një person i fiksuar pas bixhozit, u shpreh avokati.
Treshja e gjyqtarëve kryesuar nga Lazër Sokoli në seancën e kësaj të marte kish paralajmëruar shpalljen e vendimit, por pamundësia e avokatit mbrojtës të Mimoza Bruzia për të renditur konkluzionet u bë shkas që seanca të shtyhet për më 20 maj.
Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia dy ish zyrtarët e bankës së Shqipërisë akuzohen se vodhën thesarin e bankës në bashkëpunim. Për këtë ngjarje prokuroria vuri nën akuzë për shpërdorim detyre 19 punonjës të Bankës mes tyre dhe ish drejtorin e emisionit të parave Dorian Çollakun.
Skandali i vjedhjes së bankës u pasua dhe me shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani, ndaj të cilit ka një hetim të hapur për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat dhe paranë publike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 3867
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Ilir Metës për festën e Sulltan Nevruzit: Pranverë pa të rinj nuk ka! Të arrijmë objektivat që të qëndrojnë këtu me besim për të ardhmen
22 Mars, 13:24
-
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
22 Mars, 13:11
-
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50m për t’u arratisur! Të dënuarit gërmonin prej muajsh me turne
22 Mars, 13:07
-
Detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, dy grupet kriminale vepronin pa 'kokë'! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit
22 Mars, 13:05
-
Sporti humbet mendjen brilante, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli
22 Mars, 12:54
-
Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
22 Mars, 12:48
-
VIDEO e nxehtë, Olta dhe Deamishel nuk përmbahen, futen në suitë, puthje në buzë e këmbë
22 Mars, 12:46
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Sultjash /Oriz me qumësht nga zonja Albana
22 Mars, 12:36
-
VIDEO/ Iu bllokua ‘Lamborghini’ pasi qarkullonte me shpejtësi deri në 305 km/h, Aleks Vishaj i ndaluar edhe më parë nga policia për të njëjtën arsye
22 Mars, 12:31
-
Kulaçi i fatit me miell misri nga zonja Albana
22 Mars, 12:31
-
Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras
22 Mars, 12:30