TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Peza, në një intervistë për “A1 Report”, shprehet se pamjet e transmetuara nga televizioni “A1 Report”, me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë janë skandaloze. Për Pezën kjo tregon qartazi se në Bankën e Shqipërisë ka probleme me strukturën, dhe kjo kërkon një ndërhyrje emergjente. Për Pezën fillimi i zgjidhjes të kësaj situatë të rënduar fillon me largimin e Guvernatorit të Bankës Ardian fullani, për të vazhduar me një ndërhyrje të thellë edhe të ligjit, në mënyrë që mos të ketë ngjarje të tilla në të ardhmen.
“Pamjet e vjedhjes së thesarit të bankës janë skandaloze. Duhet ndërhyrë urgjentisht në ligjin e bankës, dhe zgjidhja fillon me dorëheqjen e Guvernatorit Fullani. Reagimi i Këshillit Mbikëqyrës është zhgënjyes. Inkurajojmë prokurorinë që të hetojë”, thotë Peza.
Peza shprehet se edhe reagimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës ishte tejet zhgënjyes dhe larg pritshmërive të qytetarëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO