TIRANË, 21 Gusht/ATSH/- Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, 'arrest me burg" për Klevis Bejtaj, i cili akuzohet për "moskallëzim krimi".
Ai është nipi i të akuzuarit kryesor për vjedhjen në Bankës e Shqipërisë, Ardian Bitraj. Sipas gjykatës, Bejtaj kishte dijeni për vjedhjen e thesarit të shtetit, por nuk e ka denoncuar këtë gjë.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë për Klevis Bejtaj u zhvillua me dyer të mbyllura. Ky i fundit kishte apeluar masën e sigurisë që kishte dhënë Gjykata Shkallës së Parë./m.m/