Disa ditë më para mediat e Maltës publikuan lajmin e vjedhjes së një dyqani bizhuterish, për të ciliën një shqiptar është arrestuar, Shqiptarja.com ka mësuar se në prangat e autoriteteve malteze ka rënë edhe një tjetër shqiptar i cili ka qenë pjesë e grabitjes.

Pak kohë më parë për ketë grabitje është arresutar Ramazan Hysa, 24  vjeç, ndërsa ditën e sotme është arrestuar 25- vjeçari Artan Çoku, banues në Pieta.

Argjendaria e grabitur nga dy të rinjtë shqiptar ishte "Dimonds International", ndërkohë që gjatë plagosjes dy shqiptarët kanë plagosur edhe rojen e sigurisë me qytën e shotganit në kokë, ku si pasojë ky i fundit pësoi dëmtime në kokë por fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes.

Nga argjendaria e grabitur mësohet se Ramazan Hysa dhe Artan Çoku kanë marrë mallra të cilat ende nuk janë gjetur, vlera e të cilave shkon në qindra mijëra euro.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com