Në të gjithë vendin kanë vepruar 66 grupe të përbashkëta polici – OSHEE, ndërsa nga kontrollet e kryera në terren , në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Vetëm sot janë kryer 903 kontrolle si dhe janë ndërprerë 602 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.
Kontrolli po vijon në bazë zone, duke kontrolluar fidrat dhe kabinat me radhë si dhe abonentët biznes dhe familjarë që furnizohen nga këto kabina me energji elektrike, ku gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 168 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
Redaksia Online
(shqiptarja.com)