Vjedhja e energjisë, aksion në gjithë
vendin, dyndje për të paguar faturat

Aksioni i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për të “goditur” vjedhësit ka vazhduar dhe në rang vendi. Operatorët e OSHEE së bashku me policisë në Shtetit kanë nisur aksionin e lajmëruar nga qeveria, sipas të cilës humbjet nga vjedhja e energjisë janë 150 milionë euro.
 
Fier, ndërpriten 103 lidhje të jashtëligjshme...mblidhen 190 milione leke nga shlyerja e detyrimeve
Vetëm në ditën e djeshme, -thotë drejtori i OSHEE në Fier Arjan Fasko, në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe në zyrta postare  janë mbledhur 190 milionë lekë. Ai thotë se dhe sot ka një fluks të madh debitoresh për të paguar  faturat e energjisë elektrike. Aksioni në Fier u finalizua me ndërprerjen e energjisë për 103 abonentë, 9 prej të cilëve u ndaluan në flagrancë teksa vidhnin energjinë elektrike.

Korce, 300 lidhje te paligjshme...ne biznese e familje
Në Korçë jane kryer 300 ndërprerje, ku 20% janë biznese dhe pjesa tjetër familjarë. Agim Pili, drejtor i OSHEE për Korçën ka thënë se aksioni do vijojë, ndërsa nuk do ketë asnjë tolerim.
 
96 % e qytetareve ne Elbasan paguajne faturat, 168 subjekte me shkelje

OSHEE e Elbasanit njofton se vazhdon plani i përbashkët me policinë për vjedhesit e energjisë. Sipas degës së OSHEE, në Elbasan shlyen faturat në masën 96.2%. Aksioni ka nisur nga rruga e Universitetit ku janë përqendruar edhe një numër i madh biznesesh dhe deri tani janë 168 raste të vjedhësve të energjisë kanë përfunduar në prokurorinë e Elbasanit. Pjesa më e madhe e tyre janë biznese të cilët përfitojnë në mënyrë abuzive.


Kukes, qytetarët vlerësojnë nismën e qeverisë
Në kohën që në Kukës po rritet numri i abonentëve të cilët po çohen në Prokurori apo Gjykatë për vjedhje të energjisë elektike, qytetarët thonë se e mbështesin nismën me të fundit të qeverisë Rama për të ndëshkuar abuzuesit me energjinë elektrike. 

Ndërkohë Inspektorët e Operatorit te Shpërndarjes të mbështetur nga polica kanë nisur edhe ne kete qytet aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike të debitoreve apo vjedhesve të energjise si dhe verifikimet nëpër biznese të ndryshme.

Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë

Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë