TIRANE - Në vijim të operacionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kundër abuzuesve të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike, janë arrestuar ditën e sotme, 21 persona, mes të cilëve 3 elektriçistë si dhe 15 biznesmenë, ndërsa janë shpallur në kërkim 11 persona.
Sipas policisë, ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 140 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, ku janë kryer kontrolle në 2.100 raste, dhe nga ku janë ndërprerë 1.338 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.
Si rezultat i kontrolleve të kryera janë arrestuar 21 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, si dhe janë shpallur në kërkim 11 persona .
Nga të arrestuarit , 3 prej tyre janë punonjës të OSHEE, me detyrë elektriçist në Elbasan, 15 janë pronarë biznesesh dhe 3 janë abonentë familjarë.
Në njoftimin e policisë theksohet se nisur që nga dita e sotme e në vazhdim, do të intensifikohen kontrollet dhe grupet e përbashkëta të punës, pasi është konstatuar se akoma ka shumë persona që abuzojnë dhe vazhdojnë të vjedhin energjinë elektrike, sikundër ka akoma punonjës të OSHEE që shpërdorojnë detyrën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com