Sipas Ministrisë së Brendshme 30 prej të arrestuarve janë pronarë biznesesh, 5 janë punonjës të OSHEE-së, 3 prej të cilëve janë ndaluar në Tropojë, ndërsa 3 në Gjirokastër ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për një inxhinier, punonjës i këtij Operatori në Gjirokastër. Si dhe një punonjës i Bashkisë Fush Arrëz. Ndërsa drejtori i Policisë Qarku Tiranë, Ardian Çipa bëri të ditur se vetëm në kryeqytet janë arrestuar 13 persona.
Ndërkohë që Drejtori i OSHEE-së, Arben Seferi u shpreh se bashkëpunimi me policinë ka dhënë efektet e veta. Ai ka theksuar edhe njëherë masat penalizuese për vjedhësit e energjisë që shkojnë deri në 3 vite burg dhe deri në 5 vite burg për punonjësit e OSHEE që mund të dënohen.
Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 12 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 3 persona .
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë 2 persona
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë arrestuar 3 persona dhe janë shpallur në kërkin 2 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat është arrestuar 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë arrestuar 3 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 3 persona dhe janëshpallur në kërkim 3 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korcë janë arrestuar 4 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë është arrestuar 1 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë arrestuar 5 persona .
Vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga strukturat e policisë.
Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët e ardhsme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.
Në Tropojë efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë tre elektriçsitë. Bilbil Hykaj 30 vjeç, banues në Tropojë; Enea Madani 23 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit dhe Shaqir Lumnica 42 vjeç 42, banues në qytetin e Bajram Currit dyshohet se ne bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë përpiluar proçesverbale për ndërprerjen e energjisë elektrike në mënyrë fiktive për abonentin me inicialet F. Gj, ku gjatë konstatimit të bërë nga strukturat e policisë së D.P.Q Kukës, ka rezultuar se në lokalin e këtij shtetasi nuk ishte ndërprerë energjia elektrike.
Në Gjirokastër 7 persona kanë përfunduar në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike, mes tyre edhe 2 elektriçistë. F. Dajlani 29 vjeç, banues në fshatin Lazarat; L. Gagani 53 vjeç, banues në Gjirokastër; T. Margariti 51 vjeç, banues në fshatin “Jergucat” komuna “Dropulli i Sipërm” dhe G. Saraçi 54 vjeç, banues në Gjirokastër janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrie nëpërmjet lidhjeve të paligjshme të energjisë elektike. Në vijim të operacionit gjatë ditës se sotme janë arrestuar në flagrancë dy elektricistët Ilirjan Zenelaj dhe Shpëtim Grcovaj, si dhe ndiqet në gjendje të lirë inxhinieri i OSHEE A.Z. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi kanë lidhur pa urdhër pune dhe pa kontratë një linjë elektrike që furnizonte me energji një dyqan në lagjen SMT Gjirokastër. Gjithashtu po sot është arrestuar në flagrancë edhe një pronar biznesi D.Kociu, pasi gjatë kontrollitnë biznesin privat u konstatua ndërhyrje në linjën e furnizimit me energji, nga tre faza, matësi regjistronte dy faza.
Në Korçë 5 persona knë përfunduar në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike. 54-vjeçari Ziko Cenolli, banues në Vreshtas-Korçë është arrestuar pasi në mullirin e tij në fshatin Vreshtas, u kap në flagrancë pasi kishte rilidhur linjën për të vjedhur energjinë elektrike, të cilën ja kishin ndërprerë për mos pagim të detyrimeve financiare.
Kostika Xega, 27 vjeç, banues në fshatin Mborje-Korçë u arrestua pasi në afërsi të fshatit Qatrom, në ambientet e një stalle në pronësi të tij, u kap në flagrancë pasi kishte lidhur një kabëll për te vjedhur energjinë elektrike, nga transformatori tek stalla, pa u lidhur me aparatin matës.
Ilir Kolami, vjeç 50 banues në fshatin Zvezdë-Korçë është arrestuar pasi në furrën e bukës u kap në flagrancë duke rilidhur linjën për të vjedhur energjinë elektrike, të cilen ja kishin ndërprerë për mos pagim të detyrimeve financiare.
Soeld Dërsniku 29 vjeç, banues në lagjen 13 Korçë është arrestuar pasi në lokalin e tij në lagjen 17, u kap në flagrancë, pasi kishte rilidhur linjën për të vjedhur energjinë elektrike, të cilën ja kishin ndërprerë për mos pagim të detyrimeve financiare.
55-vjeçarja Gj.M, banuese në lagjen 2 Korçë është arrestuar pasi në lavazhin e saj në lagjen 10, i është ndërprerë energjia elektrike nga OSHEE, pasi dyshohet se vjedh energjinë.
Në Elbasan 2 persona janë arrestuar në flagrancë për vjedhjen e energjisë elektrike. 45-vjeçarja , Emanuel Hoxha, banues në lagjen “Holta” në Gramsh është arrestuar paso gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në biznesin e tij privat, Bar Kafe e lavazh, në aparatin matës të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kishte bërë ndërhyrje të paligjshme. Estref Kola, 43 vjeç, banues në fshatin Grykësh në Peqin është arrestuar pasi gjate një kontrolli të ushtruar në biznesin e tij privat, furre buke, në fshatin Pajovë, në aparatin matës të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kishte bërë ndërhyrje të paligjshme.
Në Fier – Vetëm sot 39 milionë lekë janë arkëtuar nga OSHEE. Niveli i lartë i arkëtimeve në zyrat e OSHEE Fier, janë konfirmuar nga drejtori i kësaj njësie Arjan Fasko, i cili thekson se fluksi i madh i qytetarëve vijon të jetë i madh.
Në Kukës, 2 persona janë arrestuar për vjedhjen e energjisë elektrike. Selim Axhami, 33 vjeç, është arrestuar pasi në Lagjen nr. 6 të qytetit Kukës në lokalin Bar-kafe, të cilin ky shtetas e kishte me qera, nga grupi i kontrollit OSHEE është kapur në flagrance duke vjedhur energji elektrike me lidhje të paligjshme.
54-vjeçari B. Kastrati, banues në zonën Industriale të qytetit Kukës është arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e OSHEE është konstatuar se në banesën e tij në lagjen “Zona Industriale” ka vjedhur energjinë elektrike.
(Në foto: Pamje të lidhjeve të fshehta për të vjedhur energjinë elektrike) Foto të tjera
Redaksia Online
(g.f/a.h/shqiptarja.com)