Me 15 shtator Gjykata e Tiranës do të japë vendimin për ish-Ministrin e Punës, Spiro Ksera, i cili akuzohet për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Ish-Ministri i Punës Spiro Ksera u arrestua në janar 2016 për vjedhje dhe shpërdorim detyre, pasi akuzohet se shpërdoroi fondet gjatë kohës kur ishte ministër.
Në seancën e sotme gjyqësore, të pandehurit paraqiten mbrojtjen, duke kërkuar të gjithë pafajqësinë.Vetë ish-Ministri Ksera nuk ishte i pranishëm në seancë.
Tre vite burg është kërkesa e Prokurorisë për ish-ministrin e Punës në Qeverinë "Berisha", Spiro Ksera, ndërsa pritet që në rast të dënimit ndaj ish-Ministrit të aplikohet ulja me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ish-Ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.
Sëbashku me të në gjykim të shkurtuar u gjykuan edhe katër ish vartës të akuzuar me të njejtën akuzë.
Organi i akuzës ka kërkuar 2 vite shërbim prove për Elisabeta Dodbibën e Artevis Menen si dhe 1.5 vite burg për Elda Kozajn që do i pezullohet dhe kalon në 2 vjet shërbim prove
Përjashtim nga gjykimi i shkurtuar bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro dhe i pandehuri tjetër Dritan Fejzullai të cilët do të vazhdojnë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues.
Ksera dhe 5 të pandehurit e tjerë u vunë nën akuzë pasi rezultoi se në një skemë fiktive aktivitetesh për komunitetin Rom të financuara nga ministria e drejtuar nga Ish Ministri vodhën 30 milion lekë
Fotot të modifikuara
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një nga rastet flagrante të vjedhjes së fondeve me anë të manipulimit të fotove të aktiviteteve sociale në Ministrinë e drejtuar nga Spiro Ksera. Ndër provat e Prokurorisë kundër ish ministrit të Punës Spiro Ksera, akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, janë dhe këto dy foto të siguruara nga “ReportTv”, njëra është origjinale dhe tjetra e falsifikuar nga punonjësit e Kserës.Sipas organit të akuzës ministria ka manipuluar me “Photoshop” foton e një aktiviteti të zhvilluar nga PNUD në Shqipëri, duke e shitur si foto të një aktiviteti të zhvilluar nga ministria, për të cilin është marrë edhe fond, por që nuk është zhvilluar kurrë. Pra ministria mjaftohej vetëm me një foto të përpunuar për të justifikuar paratë që merrte nga buxheti i shtetit për zhvillimin e aktiviteteve me rëndësi sociale për komunitete të ndryshme në vendin tonë.Konkretisht bëhet fjalë për një foto të 11 prillit të vitit 2013 që paraqet një aktivitet për komunitetin rom të financuar nga PNUD në Shqipëri, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Romëve.“Me romët për Romët” është aktiviteti i financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara PNUD. Fotot janë ndër 30 provat që Prokuroria disponon ndaj ishministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Kserës dhe 7 personave të tjerë nën hetim, mes tyre dhe 2 gra.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com