/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës procedon penalisht në gjendje të lirë dy persona të cilët dyshohen të jenë pjesë e vjedhjeve të ikonave në Korçë.
Sipas njoftimit të Policisë së qytetit juglindor, procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve S.Z, vjeç 53, dhe shtetasit P.C, vjeç 52, që të dy banues në Korçë.
Çelja e këtij procedimi penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë u bë pas materialit filmik të paraqitur në një emision investigativ si dhe pas një artikulli të botuar në një të përditshme, të datës 13.01.2015.
Policia njofton se pas identifikimit të personave të lartpërmendur të përfshire në ketë ngjarje, nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve Paligjshme, janë kryer edhe veprimet e para hetimore ku është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkretisht e kishave të "Shën Johanit" dhe "Shën Dhimitrit" ndodhur në fshatin Boboshticë të Korçës. Nga këqyrja në këto dy kisha nuk ka rezultuar se në to kishte mungesa të ikonave apo sendeve të tjera të nevojshme për shërbesat fetare si dhe nuk kishte asnjë dëmtim në afresket murale apo portat hyrese të tyre.
Janë administruar me cilësinë e provës materiale kartelat përkatëse të cilat vërtetojnë se këto dy kisha, përveç afreskëve të ndodhura në muret e brendshme të tyre, janë monument kulture dhe nën mbrojtjen e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë ku nga ana e këtyre të fundit mëngjesin e sotëm të datës 13.01.2015 është bërë edhe një inventar dhe këqyrje në këto dy kisha ku ka rezultuar se nuk kishte asnjë dëmtim apo mangësi në këto dy objekte.
Po ashtu policia bënë të ditur se janë pyetur në cilësinë e deklaruesit shtetasit M.L me detyrë prift që shërben në këto kisha. Ai ka deklaruar se nuk ka asnje mungesë në ikonat dhe sendet kishtare të këtyre kishave si dhe shtetasit K.Xh dhe bashkëshortja e tij V.Xh e cila, me miratimin e bashkëshortit të saj i cili është edhe personi që administron çelësat dhe kujdeset për këto kisha. Nepermjet bashkëpunimit me televizionin Agon Channel është administruar në cilesinë e provës materiale një "CD" me regjistrimin e pamjeve filmike dhe zanore për rastin në fjalë.
Të pyetur si persona nën hetim shtetasit S.Z dhe P.C, kanë deklaruarse kishin takuar fillimisht në qytetin e Korçës rastësisht një person që ishte prezantuar me emrin Agon nga Maqedonia i cili ishte i interesuar të vizitonte objektet e kultit në këtë qytet dhe dëshironte të blinte ikona. Për këtë qellimai është marrë prej tyre me automjetin e shtetasit S.Z, dhe së bashku kanë shkuar në fshatin Boboshticë ku pasi kanë marrë çelësat e kishave nga banesa e shtetasit K.Xh, administrator i tyre, kanë shkuar te të dyja kishat, ku në pamjet filmike paraqitet hyrja në kishën e Shën Dhimitrit dhe pasi kanë parë ikonat, njërën prej të cilave e ka marrë fillimisht shtetasi P.C dhe më pas është lënë sërish në vend, ku i kanë pemtuar atij se do ti siguronin ikona të ngjashme të cilat do të beheshin me prorosi në piktorë vendas kundrejt çmimit të blerjes.
Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve të lart-përmendur nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme apo objekte të lidhura me këtë vepër penale si dhe në cilësinë e provës materiale janë marrë dy telefonat celulare të këtyre shtetasve. Autorët e dyshuar do të ndiqet në gjendje të lire deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe të kultures".
/Shqiptarja.com