Nëntë nga të arrestuarit e operacioni “Lux” në Shkodër pritet lenë qelitë e paraburgimit, kjo sipasojë e bashkëpunimit me prokurorinë e Shkodrës, duke treguar të dhëna të hollësishme lidhur me veprimtarinë e grupit që vidhte në vendet e Bashkimit Europian dhe më pas i trafikonte makinat e shtrenjta në Shqipëri, duke përdorur një sërë dokumenta të flasifikuara. Nëntë nga 11 të arrestuarit kanë treguar për prokurorët e çështjes një sërë veprimesh kriminale, të cilat i kryente kreu i këtij grupi Bujar Hasa dhe një person tjetër edhe ky i fundit i arrestuar. Bashkëpunimi me grupin hetimor ka sjellë dhe zbutjen e masës së sigurisë për 9 të ndaluar, ku pritet që ditën e dielë prokuroria të kërkojë masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë për Bujar Hasën dhe një person tjetër do kërkohet masa e “arrestit në burg”.
Hetimet për indentifikimin e këtij grupi kanë zbuluar se pjesë e këtij rrjeti ka qënë dhe një shtetas tjetër, që rezulton të ketë vdekur.Mes personave të arrestuar me urdhër të prokurorisë është dhe shtetasi Lekë Tuna, i cili rezulton të jetë shefi i agjensisë së OSHEE në Kurbin.

Tuna jo pjesë e grupit
Burime pranë prokurorisë së Shkodrës thanë se shefi i agjensisë së OSHEE në Kurbin Lekë Tuna, nuk ka lidhje me anëtarët kryesore të këtij grupi kriminal. Tuna në këtë rast ka blerë një automjet tek shtetasi Bujar Hasa, dhe se më pas ka rrezultuar se ky automjet është i vjedhur. Nisur nga kjo situatë, gjatë ditës së djeshme mes Tunës dhe Hasës janë bërë ballafaqime, ku Tuna ka treguar me detaje të gjitha veprimet që ka kryer me Bujar Hasën.Ndërkohë lidhur me arrestimin e Lekë Tunës, ka reaguar për “Shqiptarja.com” dhe babai i zyrtarit të arrestuar, Anton Tuna, i cili ka pohuar se djali i tij nuk ka gisht në vjedhjen e makinave dhe shitjen e tyre nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Sipas tij, spekulimet që janë bërë nga partia demokratike janë disiformuese dhe është për të ardhur keq, që një parti kaq e madhe bën prononcime të tilla.

Si funksiononte grupi
Bujar Hysa, një person që njihej në Shkodër si tregtar makinash është arrestuar,teksa është provuar implikimi i tij në një grup kriminal që trafikonte mjete motorike. Hysa, si kreu i këtij grupi kishte ngritur një “zinxhir kriminal” ku persona të ndryshëm vidhnin për llogari të tij automjete luksoze në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe në vendet e Ballkanit, dhe më pas ia shisnin ato Hysës. Ky i fundit në bashkëpunim dhe me një shtetas nga Mali i Zi,kishin ngritur në prapavijë dhe një industri të plotë falsifikimi,duke filluar nga falsifikimet me numrat e shashisë për mjetet luksoze të vjedhura, dokumentat e tyre e shumë, veprime të ndryshme. E gjithë procedura kryhej në servise të ndryshëm, kuptohet kundrejt një pagese financiare, ku numrat e shasive të makinave të ligjshme dhe të përdorura në vendet e Bashkimit Europian, injektoheshin duke u vendosur në numrat e shasive të makinave të vjedhura. Më pas Bujar Hysa, tashmë i arrestuar dhe me 15 persona të tjerë, arrinte ti fuste këto automjete nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke përdorur si ndihmë disa punonjës të policisë pranë kësaj pike doganore. Më tej pasi makinat hynin në Shqipëri procedura shkonin zinxhir, duke filluar nga zhdoganimi i mjeteve, rregjistrimi i tyre në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, e deri tek veprimet e Hysës me persona të tjerë,duke nënshkruar kontrata shitje noteriale, mbi bazën e dokumentave që kishte falsifikuar.

Redaksia Online
Shqiptarja.com