Vjedhja e makinave, miratohet plani
antitrafik, regjistrim çdo të dhëne

Vjedhja e makinave, miratohet plani<br />antitrafik, regjistrim çdo të dhëne
Çdo automjet luksoz apo prodhim i viteve të fundit që futet apo del nga territori shqiptar për herë të parë duhet të regjistroj numrin e shasisë në sistemin TIMS duke lënë kështu gjurmë për lëvizjen e tij në kufi.

Është kjo një ndër masat e ndërmarra me planin kombëtar për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të mjeteve motorike të miratuara nga qeveria shqiptare me propozim të ministrisë së brendshme.

Ky plan me afat dy vjeçar 2015-2017 kundër trafikimit të mjeteve motorike, vjedhjen e automjeteve e cilëson si një krim i cili jo vetëm u heq të drejtën e pronës pronarëve por nxit krime të tjera si grabitja, pengmarrja, trafikimin e personave, transportin e sendeve të vjedhura si dhe korrupsionin.

Me hyrjen në fuqi të këtij plani është parashikuar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendosen kamera me lexues automatik të numrave të shasisë së automjeteve me qëllim përdorimin e këtyre imazheve nga shërbimi doganor dhe policia kufitare.

Një tjetër procedurë detyruese me hyrjen në fuqi të këtij plani është ajo e krahasimit të të dhënave me sistemin EASF2 të Interpolit për të gjitha mjetet që në territorin shqiptar i nënshtrohen gjykimit administrative, në rast të një gjobe apo bllokimi dhe oficerët në këtë situatë duhet të ndërtojnë raport nëse rezulton apo jo mjeti i vjedhur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë