Vjedhja e Thesarit, Braçe: Presidenti
po hesht me dashje për skandalin

Vjedhja e Thesarit, Braçe: Presidenti<br />po hesht me dashje për skandalin
TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe thotë se presidenti Bujar Nishani po hesht lidhur me skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë. Në një reagim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist shtron pyetjen nëse “Ndjen ndonjë përgjegjësi Presidenti për këtë vjedhje historike?”. Braçe thotë se guvernatori i Bankës së Shqipërisë është i dominuar direkt nga Presidenti.
 
“Presidenti Nishani e ka bërë të paqenë vullnetarisht zyrën e tij. Presidenti Nishani po hesht me dashje për skandalin ne Bankën e Shqipërisë, vjedhjen historike ne këtë Bankë;
Guvernatori i Bankës që sipas ligjit vepron si drejtor ekzekutiv i saj dhe ka përgjegjësi direkte mbi operacionet e Bankës, po sipas ligjit është i nominuar direkt nga Presidenti i Republikës. Ndjen ndonjë përgjegjësi presidenti i republikës për këtë vjedhje historike apo jo? Këtu zyra mund të bëhet e qenë!”, shkruan deputeti Braçe.
 
Më tej në reagimin e tij, deputeti socialist thotë se presidenti Nishani hesht edhe për disa raste ku është i implikuan SHISH. Braçe i është referuar vrasjes së një gomisti nga një oficer i SHISh disa ditë më parë, si dhe rrahjes së një kamerieri në Lezhë mbrëmjen e djeshme nga dy efektivë të tjerë.
 
“Presidenti Nishani po hesht me dashje edhe për rastet shumë të rënda ku është implikuar seriozisht por banalisht Shërbimi Informativ Kombëtar.
 
Një vrasje e një ngjarje vërtet e turpshme dje ku dy funksionarë të SHIK janë përfshirë në një rrahje kamerieresh thjesht për namuz. A ka më turp se kaq!
 
Drejtori i këtij institucioni është emëruar në detyrë por edhe mbahet në mënyrë të pashembullt nga Presidenti i Republikës.
 
Ndjen ndonjë përgjegjësi presidenti i republikës për këtë degradim të frikshëm e të përsëritur të SHIK? Këtu zyra mund të bëhet për herë të dytë e qenë!”, shkruan Braçe.
 
Reagimi i deputetit Braçe
 
Presidenti i Republikës ka folur sërish!!
 
Sërish në sulm tërësisht jo etik e mbushur me të pavërteta për maxhorancën e Qeverinë.
 
Ka thënë se:
Kompetencat po hiqen ditë për ditë!!
 
Madje ka shtuar se:
Kërkohet që zyra e Presidentit të bëhet e paqenë!!
 
Dua të them menjëherë dy gjëra:
 
E para,
Zyra e Presidentit është bërë e paqenë qysh kur Presidenti vendosi që të shkelë Kushtetutën dhe të lejojë funksionarë të lartë të kësaj zyre të merren me veprimtari të qartë partiake, tamam si të deleguar të Kryesisë së Partisë Demokratike në organizimin, drejtimin, mbikëqyrjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike!!
 
Ky po që është skandal, kushtetues madje! Partizimi i zyrës së presidentit të republikës rrëzon praktikisht kushtetutën.
 
E dyta,
Këto janë dy nen të Kushtetutës që adresojnë drejtpërdrejt kompetencat e Presidentit të Republikës; janë të shkruara e të qartësuara një për një.
 
Asnjë prej këtyre kompetencave të presidentit nuk është prekur!
 
Neni 92
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
a) i drejton mesazhe Kuvendit;
b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të
Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universitetev
e sipas ligjit;
gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për
zhvillimin e referendumeve;
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
 
Neni 93
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.
 
E fundit;
Presidenti Nishani e ka bërë të paqenë vullnetarisht zyrën e tij.
 
Presidenti Nishani po hesht me dashje për skandalin ne Bankën e Shqipërisë, vjedhjen historike ne këtë Bankë;
Guvernatori i Bankës që sipas ligjit vepron si drejtor ekzekutiv i saj dhe ka përgjegjësi direkte mbi operacionet e Bankës, po sipas ligjit është i nominuar direkt nga Presidenti i Republikës.
 
Ndjen ndonjë përgjegjësi presidenti i republikës për këtë vjedhje historike apo jo? Këtu zyra mund të bëhet e qenë!
 
Presidenti Nishani po hesht me dashje edhe për rastet shumë të rënda ku është implikuar seriozisht por banalisht Shërbimi Informativ Kombëtar.
 
Një vrasje e një ngjarje vërtet e turpshme dje ku dy funksionarë të SHIK janë përfshirë në një rrahje kamerieresh thjesht për namuz. A ka më turp se kaq!
 
Drejtori i këtij institucioni është emëruar në detyrë por edhe mbahet në mënyrë të pashembullt nga Presidenti i Republikës.
 
Ndjen ndonjë përgjegjësi presidenti i republikës për këtë degradim të frikshëm e të përsëritur të SHIK? Këtu zyra mund të bëhet për herë të dytë e qenë!”

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin