Banka e Shqipërisë i qendron shifrës së mëparshme, të deklaruar publikisht edhe nga Ardian Fullani, sipas së cilës në BSH janë vjedhur 713 milionë lekë. Në një konferencë për shtyp, të njoftuar ditë më parë, ku guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të fliste lidhur me vendimet e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës, Gent Sejko mohoi kategorikisht dje të kishte dijeni për një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku përmendet një shumë disa herë më e lartë parash të vjedhura. Madje, duke e cilësuar shifrën prej 21 milionë eurosh të vjedhjes në bankën qendrore dy vjet më parë, si një “spekulim mediatik”.
Sejko deklaroi se nuk ka dijeni për një raport të KLSH, të cituar dje nga Shqiptarja.com. Sipas këtij raporti, dëmi që i është bërë arkës së shtetit nga vjedhja në Bankën e Shqipërisë duhet të jetë në masën 21 milionë euro dhe jo 713 milionë lekë, siç është deklaruar deri tani.
Ja pyetja që iu bë në konferencë dhe përgjigja e guvernatorit.
“Pyetje: Sot në media ka pasur një raportim, sipas të cilit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se në thesarin e Bankës së Shqipërisë është vjedhur trefishi i shumës që është thënë deri tani publikisht. Pyetjet që kam unë janë: a e konfirmoni vërtetësinë e kësaj shifre? Dhe e dyta, nëse ka mundësi, cilat janë ato banka të nivelit të dytë për të cilat flitet në atë raport?
Guvernatori: Faleminderit për pyetjen, e cila më jep mundësinë të bëj një sqarim pasi edhe unë e lexova gazetën përpara mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës. Normalisht ne e kemi informuar publikun dhe konfirmuar në mënyrë të vazhdueshme, edhe në periudhën e fillimit të mandatit tim si Guvernator, se shuma e vjedhur ka qenë ajo që është inventarizuar dhe deklaruar. Kjo ka ardhur jo vetëm si rezultat i inventarëve të kryer me urdhër të Administratorëve në momentin e identifikimit të vjedhjes, por edhe si rezultat i inventarëve të mëpasshëm të kryer nga grupe inventarizimi që kanë rikonfirmuar këtë shifër. Gjithashtu, shifra e 713 milionë lekëve të vjedhura është rikonfirmuar si nga auditorë të tjerë të jashtëm, në pasqyrat financiare, ashtu edhe nga Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar e FSVC-ja që është një institucion konsulence për Bankën e Shqipërisë. Pra, kjo është një shifër e konfirmuar nga disa auditime të radhës dhe inventarizime të ndryshme.
Unë si Guvernator nuk kam asnjë informacion lidhur me shifrën e lexuar sot. Çdo raport, edhe vetë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka konfirmuar po shifrën që përmenda më sipër.
Pra, edhe njëherë, në raportet që unë kam nga KLSH-ja kam të konfirmuar pikërisht këtë shifër. Sigurisht që unë nuk jam inventarizuesi. Unë jam ai që organizon punën dhe pret informacionin nga grupet. Por, duke iu referuar një numri të madh grupesh pune të brendshme dhe të jashtme, të cilat kanë konfirmuar këtë shifër, shifra rezulton në këtë nivel.
Çdo spekulim tjetër mediatik, i cili mund të kërkojë të bëjë lajm, do të prishte imazhin e Bankës së Shqipërisë dhe do të keqinformonte publikun lidhur me shifrën e vjedhur në Bankën e Shqipërisë”.
Reagimi i munguar
Ndryshe nga institucioni më i lartë bankar në Republikën e Shqipërisë, kanë heshtur deri tani lidhur me këtë çështje shumë delikate për opinionin publik të tjera institucione të përmëndura në shkrimin e publikuar një ditë më parë ngë Shqiptarja.com.
Së pari, ka munguar gjatë ditës së djeshme një reagim nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Shqiptarja.com e ka cilësuar këtë institucion si burimin e raportit të sipërpërmendur dhe pikërisht për këtë do të ishte krejtësisht normale të dëgjohej zëri i Audituesit Madhor të Republikës lidhur me vërtetësinë e kërij dokumenti. Kjo nuk ndodhi.
Nuk ka ardhur asnjë lloj reagimi as nga organi i Akuzës, që citohet nga ana e Shqiptarja.com si institucion, që tashmë e ka në dispozicion materialin e KLSH-së dhe po e studion.
Ndërkohë, disa institucione të tjera, duke marrë spunto pikërisht nga artikulli i publikuar në gazetë, kanë kërkuar dje kopje të raportit. Fjala është për instanca të shtetit shqiptar, të cilave iu duhej vënë patjetër në dispozicion një material i tillë, madje ato e kanë kërkuar atë kohë më parë. Përfaqësues të tyre telefonuan dje pranë gazetës, për të mësuar se si kishte rënë në duart tona ky raport.
Me sa u informuam, kanë qenë vetëm dy instanca të tilla, që e kanë marrë raportin. Por KLSH ka detyrë t’ua bëjë atë të disponueshëm edhe institucioneve të tjera kryesore, sipas përcaktimeve përkatëse ligjore.
A është sekreti, në këtë rast, justifikim i gjithshkaje? Nuk dimë që të ketë në ligj të parashikuar një rast, kur psh ministria e Financave apo Komisioni parlamentar i Ekonomisë të ndalohen të informohen për ngjarje madhore, që kanë rëndësi jetike për ekonominë e vendit. Megjithatë, rezulton se pikërisht këto institucione, të paktën, por edhe institucione të tjera të shtetit shqiptar, janë mbajtur në errësirë për ekzistencën e këtij raporti.
/Shqiptarja.com

VIDEO