TIRANE- Taska-forca e krimit ekonomik e cila po heton skandalin e Bankës së Shqipërisë kërkon rikthimin në burg të 5 anëtarëve të komisionit të inventarizimit të lënë me arrest shtëpie nga gjykatësja Fida Osmani pak ditë më parë në seancën për masën e sigurisë.
Apelimi i vendimit të dhënë ditën e diel më 31 gusht nga gjykatësja Osmani është bërë nga Prokuroria, dhe tashmë është depozituar në Gjykatën e Apelit.
Masat e sigurisë janë apeluar për Ilir Deden, Medi Markun, Medi Mollën, Fatbardha Gurthin dhe Emiljano Lamçen, për të cilët nga “arrest me burg” gjykata vendosi “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.
Në depozitimin e apelit, nga Prokuroria është përdorur argument se lënia e këtyre personave nën hetim me këto masa sigurie cënon rëndë hetimet që po kryhen prej dy muajsh në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.
Aktualisht nga 17 personat nën hetim, pas hekurave qëndrojnë 12 prej tyre, teksa 5 të tjerë kanë fituar lirinë me masën e “arrestit shtëpiak”.
Teksa pritet që të premten në Prokurorinë e Tiranës të paraqiten dhe dy nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e përkatësisht Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, të cilat do të pyeten nga prokurori i çështjes Ramadan Troci në lidhje me vjedhjen e Thesarit.
Një burim pranë Prokurorisë sqaroi për a1report se anëtarët e Këshillit Mbikqyrës do të pyeten në cilësinë e personit që ka dijeni, teksa deklarimet e tyre do të bashkëngjiten në dosjen hetimore nga ku më pas do të vendoset për arrestimet të cilat Prokuroria ka në planë të finalizojë brenda dyjavëshit të parë të shtatorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.3%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 3311
Lajme të tjera
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Në dashuri do të ishte më mirë të mos emocionoheni shumë... horoskopi për ditën e sotme
25 Mars, 07:04
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45