/ATSH/- Shifra e vjedhur në Bankën e Shqipërisë prej 713 milione leke është përfshirë në zërin e shpenzimeve për tre vitet në vijim. Përfaqësuesi i Bankës se Shqipërisë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Marin Gjermeni, nuk dha shifër konkrete për përfshirjen në buxhetine  2015-es, ndërsa do të duhet të raportojë bazën ligjore ku e ka të mbështetur këtë vendim.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i kërkoi Gjermenit të shpjegonte bazën ligjore ku ishte mbështetur ky veprim i BSH-së. "Mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e BSH janë rritur, me përjashtim të vitit 2014, për shkak të përfshirjes së kësaj shume në shpenzime. Cila është bazueshmëria ligjore e këtij veprimi që është kryer, pse këto para të munguara futen në shpenzimet e BSH?", tha Braçe.
Banka e Shqipërisë njoftoi në fund të muajit korrik të këtij viti se sasia e parave të vjedhura nga thesari i saj arrin në 713 milion lekë, ose afër 7 milion dollarë. Pas kësaj disa zyrtarë të lartë të BSH-së, ndër ta edhe ish-Guvernatori Ardian Fullani dhe ish-Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi, përfunduan pas hekurave. Por pak ditë më parë per dy këta zyrtarë, Gjykata e Lartë vendosi të heqë masën e arrestit, duke dhene masen detyrim paraqitje.
Ministria e Financave bëri të ditur se, në vitin 2015 fitimi i Bankës së Shqipërisë është planifikuar vetëm me 62 milionë lekë duke pësuar ulje me rreth 1.4 miliardë lekë në krahasim me këtë vit. Parashikimi në ulje i transfertes së fitimit nga Banka e Shqipërisë, argumentohet nga ky institucion me uljen e konsiderueshme të normave të interesit, si dhe me transferimin e parakohshëm të një pjese të fitimit të vitit 2015, në buxhetin e vitit 2014. Gjithsesi, mbetet shqetësues edhe parashikimi i vitit 2016 (37.2 milionë lekë dhe i vitit 2017 (842 milionë lekë) për këtë zë nga Banka e Shqipërisë, parashikime të cilat janë nën nivelin e pritshëm të këtij zëri për këtë periudhë në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017, si dhe mbi 10 herë nën mesataren prej rreth 5.2 miliardë lekë të realizuar në periudhën 2011