Policia e Korçës ka vënë në pranga 42-vjeçarin M.Q, pasi është kapur duke vjedhur në automjet tip “Benz”.
Policia ka bërë gjithashtu arrestimin e 62-vjeçarit S.K, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Vërdovë, u kap duke drejtuar pa leje, mjetin motor tip "Skygo" pa targë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për G. Ç., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar mjetin tip "Land Rover" për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të rendit për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke dëmtuar parmakët mbrojtës për këmbësorët në rrugë dhe nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.