Vjedhje me porosi nga interneti në
SHBA, FBI shënjestron Fabian Meme

Vjedhje me porosi nga interneti në<br />SHBA, FBI shënjestron Fabian Meme
TIRANE- SHBA- Një shqiptar, falë miqësisë me 6 rumunë, arriti që përmes internetit, të mashtronte me milionë dollarë qindra amerikanë, duke u shitur mallra të shtrenjta, por që nuk eksistonin.

Kështu, Fabian Meme dhe rumuni Nicolae Popescu, mësohet se ishin lider të këtij tregu që mundësonte shitjen automjeteve “fantazmë”, anijeve apo mallrave të tjera me vlerë të lartë, përmes sistemit eBay dhe saiteve të tjera elektronike. Interpoli ka lëshuar “njoftimin e e kuq” duke kërkuar ndihmë për kapjen e të arratisurve, njëri prej të cilëve është arrestuar në vitin 2010, por arriti t'u rrëshkiste autoriteteve për çështje burokratike.

Edhe shqiptari Meme u shpall në kërkim në vitin 2010, pasi ai u akuzua për konspiracion, mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash, dhe trafikim me emra firmash të rreme, mashtrim me transferta parash dhe falsifikim pasaportash.

LINJA DHE BOSET
Sipas aktakuzës, së Qarkut Lindor në New York, lideri Nicolae Popescu është shpallur në kërkim, së bashku me shokët e rumunëve Daniel Alexe, Dmitru Daniel Bosogioiu, Ovidiu Cristea dhe Dragomir Razvan dhe shqiptarin Fabjan Meme. Ndërkaq, është shënuar në aktakuzë një i pandehur me emrat “George Skyper” dhe “Tudor Barbu Lautaru”. Sipas autoriteteve, të pandehurit kanë postuar reklama në eBay, Cars.com, AutoTrader.com dhe CycleTrader.com për makina, motoçikleta dhe varka, me një çmim që shkonte ndërmjet 10.000 deri në 45.000 USD. Me certifikatat e dërguara blerësit mashtroheshin me dokumente, për t'i bindur se transaksionet e automjeteve ishin të ligjshme.

Në disa raste, ata janë shtirur si tregtarë të autoveturave që nuk ekzistojnë në SHBA dhe madje kanë shkuar aq larg, sa kanë krijuar faqe interneti të rremë për këto shitje. Razvan dhe të tjerë bashkëpunëtorë përdornin pasaporta të rreme për të hapur në SHBA llogari bankare, që të merrnin pagesat nga blerësit dhe u dërgonin emaile apo njoftime blerësve, me anë të transaksionit dhe faturave që pretendonin se vinin nga Amazon Payments, PayPal, dhe shërbime të tjera online të pagesave.

Banda operonte të paktën që prej vitit 2006. Policia ka identifikuar rreth 800 viktimat që kanë dërguar para për ora “Rolex”, makina, jahte, aeroplanë privatë dhe mallrave të tjera luksoze, që nuk ekzistonin. Blerësit nga e gjithë bota kanë humbur rreth 1 milionë dollarë. Ata hapnin llogari bankare amerikane me identitete të rreme, duke përdorur pasaporta false të prodhuara në Europë dhe kur viktimat transferonin paratë në llogarinë e identifikuar në faturat false, bashkëpunëtori lajmërohej dhe tërhiqte të ardhurat, për t ia dërguar një tjetër personi.

Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit