TIRANË- Policia ka arrestuar në flagrancë 6 persona dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Një 33 vjeçar në Tiranë është arrestuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 33 vjeçarit me iniciale M. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një DVR dhe dy njësi qendrore kompjuterësh.
Ndërsa akuzohen për “Moskallëzim krimi”, dy persona të tjerë më iniciale D. Sh. dhe B. B.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë 22 vjeçari O. F., pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë me iniciale M. T.
Një 39 vjeçar me iniciale E. H., u arrestua pasi në plazhin e Golemit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Një 36 vjeçar me iniciale B. T. u arrestua, pasi në vendin e quajtur Qendër Synej, duke drejtuar një motoçikletë pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale D. Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komente

