Vjedhje si në filma, 8200 rimbushje telefoni,sollën dëmin 405 mijë € në Call Center

Vjedhje si në filma, 8200 rimbushje telefoni,sollën dëmin 405 mijë € në Call Center

Një vjedhje si në filma prej 405 mijë euro mendohet se i është shkaktuar kompanisë “Albacall” në Shqipëri. Ky dëm financiar ka shumë dyshime se është kryer nga disa prej punonjësve të saj, ku 9 prej tyre tashmë janë arrestuar nga prokurori i Tiranës Ervin Karanxha dhe pritet që sot ose nesër ata të dalin para gjykatës së kryeqytetit për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë akuza.

Ndërkohë për këtë çështje 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor. Mes personave kryesorë që dyshohet se kanë krijuar vjedhje me rimbushjet elektronike të telefonave në Itali, janë shtetasit Jonid Fezullahu, Iket Koçiaj dhe Gentjana Mato. Këta persona por edhe punonjës të tjerë të kompanisë në fjalë kryenin vjedhjen nëpërmjet aktivizimit të planeve dhe shërbimeve tarifore dhe elektronike, duke përdorur në mënyrë abuzive sistemin e rimbushjes elektronike të Vodafone për të kryer rimbushje elektronike kryesisht prej 50 euro, të një liste numrash mobile.

Rimbushja elektronike është kryer vetëm nëpërmjet 2 kartave ID rimbushëse, të cilat janë deklaruar në mënyrë të reme në sistem si të bllokuara, për të proçeduar manualisht me riaktivizimin e tyre. Shuma totale prej 405 mijë euro është llogaritur referuar një numri total prej 8 mijë e 200 rimbushje elektronike të paligjshme, kryesisht me vlerë 50 euro secili, të cilat janë shpërndarë në klientë të ndryshëm që kanë përfituar.Të arrestuarit akuzohen për akuzën e mashtrimit kompjuterik kryer më shumë se një herë dhe në mënyrë të përsëritur.
“Shqiptarja.com” zbardh dosjen e prokurorisë së Tiranës, e cila flet mbi mënyrën se si kryheshin vjedhjet e parave nëpërmjet sistemit elektronik. Në dukje të le përshtypjen se asnjë gjë nuk ka ndodhur, por në fakt është krijuar një dëm financiar që përllogaritet në total në masën prej 405 mijë euro. Kallëzimi në prokurori për këtë çështje është bërë nga administratorja e kompanisë “Albacall” Ines Muçostepa, e cila vinte në dijeni prokurorët për vjedhjen që po kryheshin.

Kjo shtetase në kallëzim pohonte se kompania ka një staf prej 2 mijë persona dhe ka ndër klientët e saj, disa prej shoqërive më të mëdha në botë, që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kjo kompani operon në shërbime “Call centër” në favor të shoqërisë “Vodafone Italia”. Mirëpo në kuadër të shërbimeve të marra nga “Albacall”, kompania italiane “Vodafone” ka konstatuar dhe informuar “Albacall”  në Shqipëri në lidhje me keqpërdorimin e sistemeve elektronike të Vodafone, nga disa prej punonjësve të “Albacall”, dhe për rrjedhojë ka kërkuar verifikim dhe marjen e masave të menjëhershme.
Në vijim të kësaj ankese drejtuesit e “Albacall”  kanë ndërmarrë një sërë veprimesh verifikuese të punonjësve të tyre në Tiranë, dhe kanë konstatuar se punonjësit që abuzonin ishin në funksionin e përgjegjësit “Team Leder” dhe kishin akses të veçantë në sistemet e brendshme elektronike. Në muajin qershor 2018 nga pozicioni elektronik me numër identifikimi ZZIFEZU që i përket Jonid Fezullahu janë aktivizuar në mënyrë abuzimve në favor të personave të tretë në mënyrë të pajustifikuar dhe në kundërshtim me kontratën e punës, planë dhe shërbime tarifore dhe elektronike.

Ndërsa në muajin prill dhe Maj 2018 nga pozicioni elektronik me numër identifikimi ZZIKOCI që i përket Iket Koçiaj janë aktivizuar në mënyrë abuzive në favor të personave të tretë, në mënyrë të pajustifikuar. Po të njëjtën gjë ka kryer dhe përgjegjësia Gentjana Mato dhe persona të tjerë, punonjës të kësaj kompanie. Si rezultat e këtyre abuzimeve, kompania “Albacall” ka verifikuar nëpërmjet pozicioneve elektronike si më lart, dhe ka mësuar nëpërmjet kësaj skeme është kryer një vjedhje në bashkëpunim me persona të tretë me aktivizimie të planeve dhe shërbimeve tarifore dhe elektronike, për një shumë totale prej 405 mijë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë