Vjedhjet në Tiranë përgjatë vitit 2019/ Në 1807 të ndodhura u zbuluan më shumë se gjysma (VIDEO)

TIRANE- Vjedhjet dhe grabitjet, e sidomos kur autorët janë të armatosur vijon të mbetet një nga problemet më shqetësuese jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por edhe për policinë që është tërësisht e angazhuar për zbardhjen e tyre dhe vënien para drejtësisë së autorëve. Qarku i Tiranës do ta mbyllte 2019-ën me 1.807 vjedhje e grabitje, e ndërsa 1.080 prej tyre do të arriheshin të zbuloheshin nga uniformat blu, ose e përkthyer ndryshe se zbulueshmëria ka qenë në masën 60%. Statistika e Drejtorisë së Policisë Tiranë, siguruar edhe nga Report Tv tregon se numrin më të lartë të vjedhjeve e grabitjeve të ndodhura në zona të ndryshme në kryeqytet e mbajnë ato në banesa, me 274 raste të ndodhura.

Nga këto ngjarje, policia ka mundur të zbardhë 130 prej tyre, e ndërsa po vijon puna për dokumentimin e 144 të tjerave. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e personave të arrestuar janë përsëritës e me precedent të mëparshëm po për vjedhje e grabitje, ndërsa pjesa më e madhe e denoncimeve apo kallëzimeve në polici janë bërë gjatë sezonit veror. Ndërkohë, 24 vjedhje të tjera janë kryer me dhunë e janë zbuluar 17 prej tyre, ndërsa vjedhje me armë janë kryer në 5 raste, 3 prej të cilave janë zbuluar nga policia. Mësohet se për vjedhje me pasojë vdekjen numri i ngjarjeve në kryeqytet ka qenë 0. Të njëjtat burime sqaruan se në tërësi, zbulueshmëria e ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet për vepra të ndryshme penale vitin e shkuar ka qenë në masën prej rreth 80%. Një arritje për uniformat blu në Tiranë është zbardhja edhe e ngjarjeve kriminale. Përgjatë vitit 2019, në qarkun e Tiranës janë shënuar 12 vrasje dhe zbulueshmëria e tyre ka qenë në masën 100%.

Vjedhjet në 2019 në Tiranë

1.807 të ndodhura- 1.080 të zbuluara

Në banesa 274 të ndodhura-130 të zbuluara

Me armë 5 të ndodhura-3 të zbuluara

Me dhunë 24 të ndodhura-17 të zbuluara

Me pasojë vdekjen 0 raste

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'