VJENË- Irani nisi sërish bisedimet formale me 6 fuqitë e botës në Vjenë të Austrisë, për të arritur një marërveshje përfundimtare lidhur me programin e saj bërthamor.

Gjatë takimit tre ditor, vendet do të vazhdojnë negociatat e nisura në muajin nëntor të vitit të kaluar ku u arrit një marrëveshje e përkohshme për të ulur nivelin e pasurimit të uraniumit të Iranit, në këmbim të heqjes së disa sansksioneve.

Fuqitë botërore dyshojnë se Irani po mundohet të prodhojë armë atomike, gjë e cila mohoet kategorikisht nga vetë Irani.
Bisedimet mes përfaqësuesve të Iranit dhe fuqive botërore të quajtura P5+1 ku bëjnë pjesë SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia plus Gjermania drejtohen nga Shefja e Politikave të Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Pas darkës me baroneshën Ashton, Ministri i Jashtëm Iranian Mohammad Zarif tha se marrëveshja përfundimtare mund të arrihej vetëm nëse të gjitha palët do të hynin në bisedime me vullnetin e duhur. Por shtoi se do të nevojitej kohë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)