Kukësi është në situatë alarmante për Superligën. Verilindorët praktikisht kanë "shkrirë" ekipin e sezonit të kaluar, teksa sot kanë ardhur edhe dy largime të tjera, që e çojnë numrin në 17-të. Këtë të premte, Blutë kanë zyrtarizuar largimet e mbrojtësve Ebert Cardoso da Silva dhe Redon Dragoshi. Nëse Ebert luajti vetëm një sezon në Kukës, Dragoshi zhvilloi dy sezone të mira.
Duket se trajneri Rraman Hallaçi dhe drejtori sportiv Naim Halili kanë punë përpara, me ekipin që është për t'u ribërë.
Lista e lojtarëve të larguar nga Kukësi këtë merkato:
Juan Martinez, Xhonson Ovusu, Shqiprim Taipi, Edi Basha, Betim Halimi, Ergys Peposhi, Redon Dragoshi, Altin Bytyçi, Gabriel Barbosa, Edison Ndreca, Gjelbrim Taipi, Rezart Kokollari, Laurenc Xheka, Ebert Kardozo, Antonio lieski, Ebert Cardoso da Silva dhe Redon Dragoshi.