Vjen në jetë vogëlushja "Max"
Zuckerberg dhuron Facebook-un

Vjen në jetë vogëlushja "Max"<br />Zuckerberg dhuron Facebook-un
Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Max.
 
Lajmi është dhënë nga vet Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook përmes një letre drejtuar vajzës së tyre.
 
Ky nuk ishte lajmi i vetëm që Mark bëri publik pasi kishte edhe një gjë tjetër për të njoftuar. Ai ka bërë të ditur se do t’i dhurojë 99% të aksioneve të tij të Facebook që kanë vlerën e 45 miliardë dollarëve.
 
Megjithatë, Zuckerberg nuk do të mbetet pa gjë, pasi nga pjesa e mbetur do të gëzojë 450 milionë dollarë, bazuar në vlerën që kanë sot aksionet e Facebook.
 
Themeluesi i rrjetit më të madh social njoftoi se vendimi për të dhuruar aksionet e familjes së tij bëhet për të bërë një botë më të mirë.
 
“Në vazhdim do të dhurojmë 99% të aksioneve tona të Facebookut, që aktualisht vlerësohen me 45 miliardë dollarë, kjo për të përmirësuar botën dhe për ta bërë një vend më të mirë për brezat e ardhshëm”, shkruan Zuckerberg.

mark zuckerberg me nusen dhe vajzen


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë