Lamtumirë Gjergj Xhuvani! Regjisori i njohur përcillet për në banesën e fundit! I jepet leje nga burgu edhe të birit

TIRANË- U përcoll sot në banesën e fundit me një ceremoni të heshtur familjare Gjergj Xhuvani, një nga regjisorët më të shquar. Regjisori shqiptar ndërroi jetë në Romë, 6 ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Ishte duke përfunduar filmin e tij më të fundit “Liqeni”, tashmë në proces montazhi.

Trupi i pajetë i Xhuvanit, u kthye sot në orët e para të ditës në atdhe. Ndërsa familja, miqtë e kolegët zgjodhën heshtjen e thellë në këtë ditë homazhesh. Në ceremoni mori pjesë me leje të posaçme edhe i biri Kostandin Xhuvani që po vuan 35 vite burg për vrasje.

Helidon Fino personazhi i filmit “Lindje Perëndim Lindje”, i ligështuar nga dhimbja, nuk arriti dot të fliste asnjë fjalë para kamerave. Dritan Huqi, bashkëpunëtor dhe producent i filmit ndërsa ka sjell trupin e regjisorit në atdhe, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka premtuar mikut të tij se: “Liqeni im” drejt festivaleve dhe publikut! ....për të çuar deri në fund tanimë filmin-testament, xhiruar buzë liqenit, atje ku bashkohen tri kufinj… Sepse vepra e Gjergj Xhuvanit i bashkon njerëzit.

Gjegj Xhuvani, na la lamtumirën duke mbartur me vete dhembshurinë për filmin shqiptar dhe për familjen. Besnik Bisha, një nga të paktët kineastë që me Gjergj Xhuvanin i rezistuan rënies së filmit shqiptar pas ’91-shit kur Kinostudioja shkatërrohej, ka shprehur më shumë se dhimbje për largimin nga jeta të mikut dhe kolegut të dashur

"Gjergj Xhuvani riktheu besimin edhe të shtetit, edhe të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë, që kinemaja mund të vazhdojë jetën dhe nuk mund të shkatërrohet, siç u shkatërrua një kinostudio. Me të krijuam edhe degën e kinemasë në Universitetin e Arteve, edhe Çashku ka kontribuar për këtë. Është dhimbje e madhe për kinemanë. Gjergji na iku, siç iku pak vite më parë edhe Artan Minarolli. Në ditët e fundit më ka treguar se do të ikte në Itali për ta mbyllur filmin, sepse ishte i pakënaqur, siç më tha për disa elementë të muzikës. Por, po më thoshte se ndihej shumë i lodhur, Mezi priste ta përfundonte këtë film. Ëndrra kishte plot, por ai ishte më produktiv se ne. Vlerësimi i tij nuk është bërë vetëm nga ne, por edhe në festivale e aktivitete të tjera të filmit kudo. Edhe kritika ka folur për të. ", tha regjisori Bisha.

Gjergj Xhuvani u shua para kohe në moshën 56-vjeçare duke lënë një zbrazëti të madhe në kinematografinë shqiptare. Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai u bë përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh. Ka realizuar dhjetëra filma. Shumë prej tyre kanë trofe ndërkombëtare si “Parullat”, “Lindje perëndim lindje”, etj.

Mbërritja e trupit e të ndjerit , Gjergj Xhuvani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
Drejtoria e Burgjeve jep leje Kostandin Xhuvanit për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij


Drejtoria e Burgjeve i konfirmuar lejen Kostandin Xhuvanit, për varrimin e të atit. Trupi i këtij të fundit ka ardhur ditën e sotme nga Roma dhe pritet të varroset në orën 14:00. Xhuvani gjatë ceremonisë së varrimit të të atit do të jetë i shoqëruar nga efektivë të policisë. Ai do të dale nga burgu i Fushë Krujës në orën 13:00  dhe do të niset direkt për tek varrezat e Sharrës Tiranë.

Kujtojmë se Kostandin Xhuvani, i cili është burgosur  për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, lejen e  ka kërkuar më 14 gusht, ndërsa Drejtoria e Burgjeve e ka konfimruar sot për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Kostandin Xhuvani  djali i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani është  i dënuar me 35 vite burg.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht  në Romë, ku ishte i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore së fundmi ishte përkeqësuar. Ai prej vitesh vuante nga diabeti.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë