Vjen në Tiranë TIFF-Forum
garohet për Best Pitch Award

Vjen në Tiranë TIFF-Forum<br />garohet për Best Pitch Award
Për herë të parë organizohet në Tiranë projekti TIFF-Forum në bashkëpunim me Torino Film Lab.
 
Ky aktivitet rajonal ka nxitur prodhimin kinematografik në Shqipëri dhe bashkëprodhimet në rajon, pohon drejtori i Tirana Film festival që po mbahet këto ditë në kryeqytet.
 
Sipas organizatorëve të festivalit janë përzgjedhur 8 projekte filmike nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi që “do t’i nënshtrohen ekspertizës së doktorëve të njohur në Europë që ka sugjeruar Torino Film Lab dhe distributorëve të pranishëm, që do të bëjnë të mundur realizimin me sukses të këtyre projekteve rajonale”.
 
Ndërkohë Iris Elezi drejtuesja e workshop-it shprehet se në “Tiff Forum do të jetë një workshop intensiv treditor për zhvillimin e skenarëve të filmave (të parë ose të dytë) artistike me metrazh të gjatë”. Sipas saj gjithçka konsiston në konsultime individuale, shkrim praktik skenari dhe leksione.
 
“Pas 3 ditëve shkrim skenari, me secilin nga projektet do të punohet për dy ditë me trajnerin për pitch e filmit.”,
shprehet Elezi. Më tej organizatorët e festivalit konfirmojnë se sitën e fundit çdo pjesëmarrës do të prezantojë projektin dhe do të konkurrojë për Best Pitch Award. Kryetari i Jurisë që do te vlerësojë projektin më të mirë është regjisori i njohur Roland Sejko. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin