Këngëtarja me famë botërore, Laura Pergolizzi, e njohur si LP, vjen së shpejti në Tiranë për një koncert për të gjithë fansat e saj.

Lajmin e ka zbuluar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi se artistja do të mbajë një koncert madhështor këtë të diel, më 9 tetor.

Koncerti do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 20:00.

Këngëtarja me famë botërore Laura Pergolizzi, e njohur si LP, vjen në Tiranë për super koncertin e saj, me hitet më të njohura dhe të dashura për publikun”, – shkruan Veliaj në profilin e tij zyrtar.