Vjen shtatzënia e parë me Zika në
Evropë,gruaja erdhi nga Kolumbia

Vjen shtatzënia e parë me Zika në<br />Evropë,gruaja erdhi nga Kolumbia
Spanja ka konfirmuar se një grua shtatzënë është diagnostikuar me virusin Zhika, duke shënuar kështu rastin e parë në Evropë.Ministria e shëndetësisë tha se gruaja ishte kthyer kohët e fundit nga Kolumbia, ku besohet se ishte e infektuar. Zika, e cila po përhapet me shpejtësi në Amerikën Latine, sjell problem në trurin e foshnjave pas lindjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi pak ditë më parë një emergjencë globale sa i përket virusit ZIka , që së fundi është mësuar se mund të përhapet edhe përmes marrëdhënieve seksuale.

Në deklaratën e dhënë në spanjisht, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gruaja shtatzënë është diagnostikuar me “Zika”, teksa është shtruar në një prej klinikave shëndetësore të rajonit verilindor të Katalonjës.

Deklarata nuk bën të ditur emrin e saj, por shton se ajo është njëra prej 7 rasteve të konfirmuara në Spanjë.

Ministria theksonte gjithashtu se rastet e diagnostikuara me virusin Zika në Spanjë nuk rrezikojnë të përhapin virusin në vendin iberik, pasi janë raste të importuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane