Kryeqyteti shqiptar, Tirana është renditur në vend të 179, nga 230 qytete nga mbarë bota sa i përket cilësisë së jetesës. Ky është përfundimi i një raporti nga kompania amerikane Mercer. 

Kjo renditje është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit dhe mundësive të transportit. 

Tirana ka lënë pas vetëm kryeqytetet e vendeve afrikane, ndërsa qytetet apo kryeqytetet e vendeve të rajonit dhe Evropës janë shumë më lart në renditje. 

E sa i përket qytetit më të mirë, është Vjena në Austri, që sipas këtij studimi, ofron cilësinë më të lartë të jetesës nga të gjitha kryeqytete e tjera në botë, ndërsa Bagdadi i Irakut ndodhet në fund të listës. 

viena

Popullsia 1.7 milionëshe e Vjenës përfiton nga kultura e kafeneve dhe muzeve të qytetit, teatrot dhe operat.

Qiratë dhe shpenzimet e transportit publik në qytet, arkitektura e të cilit karakterizohet me të kaluarën e tij si qendër e perandorisë së Habsburgëve, janë të lira, krahasuar me kryeqytetet tjera perëndimore.

Zyrihu i Zvicrës, Auklandi i Zelandës së Re, Mynihu i Gjermanisë dhe Vankuveri i Kanadasë pasojnë Vjenën, e cila mban këtë renditje më të mirë për të shtatën herë me radhë. 

zyrihu

Bagdadi përsëri është në fund të listës, pasi dhuna sektare në qytet vazhdon që nga pushtimi amerikan më 2003.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)