Vjenë, Nimetz: Athina dhe Shkupi të përkushtuara për zgjidhjen e emrit

Vjenë,  Nimetz: Athina dhe Shkupi të përkushtuara për zgjidhjen e emrit

I dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz gjatë vizitës në Vjenë

I dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz deklaroi se:

Të dyja palët janë duke vepruar në mënyrë shumë të përkushtuar për të arritur në zgjidhje.

Matthew Nimetz

Nimetz u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe atë të Greqisë, Nikos Kotzias, në zyrën e OKB-së në Vjenë për të biseduar rreth çështjes së emrit mes dy vendeve. Pas takimit të mbajtur me dyer të mbyllura për media, Nimetz duke folur në një konferencë për media rikujtoi se bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit janë duke vazhduar prej rreth shtatë muajsh.

Ai theksoi se takimi kishte kaluar në një atmosferë pozitivë, ndërsa ministrat e Jashtëm të të dy vendeve kanë shkëmbyer mendime në lidhje me çështjet e biseduara. Nimetz shtoi se palët në mënyrë shumë të hapur kanë trajtuar zgjidhjen e çështjes së emrit duke theksuar se kjo situatë është shumë e vlefshme.

Të dyja palët janë duke vepruar në mënyrë shumë të përkushtuar për të arritur në zgjidhje. Procesi do të vazhdojë në javët e ardhshme./ata/

Matthew Nimetz

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion