Sezoni i ri parlamentar nisi si zgjatim i seancës së fundit parlamentare të korrikut. Ligjet e votuara në korrik, u rivotuan në shtator. Një provë force numerike e mazhorancës ndaj opozitës, ndaj Presidentit dhe ndaj kritikëve apo skeptikëve të saj. Forca formale e kartonëve mbetet një tipar i regjimeve me demokraci hibride, forca e argumentit, debati, transparenca dhe votimi politik mbi zgjidhjen më të mirë përbëjnë tipare të demokracive funksionale. Shqipëria është ende në fazën e parë, ndaj skena të tilla si ajo e 31 korrikut apo e 1 shtatorit do vijojnë të përsëriten, - një mazhorancë e arrogante në numra dhe një opozitë arrogante që refuzon detyrën e saj kushtetuese. Edhe pse midis korrikut dhe shtatorit ka ndodhur një ngjarje historike, Samiti i Berlinit; edhe pse 24 vite tranzicion kanë dhënë prova të shumta se praktika të tilla janë ofrojnë zgjidhje afatgjatë dhe as produkt publik cilësor.
Kur flitet për pritshmëri vetëm në demokracitë funksionale mund të ketë sens krahasimi midis pritshmërive publike dhe përgjigjeve politike ndaj tyre. Në rastin shqiptar distanca e tyre është aq e thellë, sa nuk ka sens krahasues. Ndaj analiza mbi pritshmëritë tona është në nivel minimal, bazuar vetëm në atë se çfarë ofrojnë palët politike. Në këtë kuadër, vjeshta parlamentare pritet të ruajë të njëjtin temp: mazhorancë që synon të drejtojë duke fituar kohën e humbur gjatë 300 ditëve të para dhe opozitë që synon të arrijë me mjete ekstra politike atë që nuk arriti dot me mjete politike në zgjedhjet parlamentare. Dy palë, të cilat deri tani më shumë sesa përpara vijojnë të shohin anash, njëra tjetrën.
Aktori kryesor politik do vijojë të jetë mazhoranca, për peshën e saj, rolin vendimmarrës, pritshmëritë dhe përgjegjësitë publike. Pas përvojës njëvjeçare në pushtet ajo do jetë e detyruar të operojë me numrat parlamentarë për reformat e premtuara, sidomos ato në sistemin gjyqësor, në arsim, në shëndetësi, në plotësimin apo funksionimin e disa institucioneve kushtetuese etj. Reforma administrative do sjellë ndryshime të thella dhe të shumëfishta dhe synimi i saj prioritar, përveçse elektoral, është administrimi i plotë politik i këtij procesi, përfitimeve dhe pasojave që burojnë prej tij. Ajo ka nevojë për bilanc arritjesh dhe vjeshta 2014 mbetet koha më e mirë, përderisa viti i ardhshëm do dominohet nga klima parazgjedhore dhe zgjedhjet lokale.
Ndaj ajo nuk ka zgjedhur të sillet si parti politike funksionale (me institucione, me zgjedhje, me parime vendimmarrëse, me votime konkurruese), por si parti elektorale (gjithçka vetëm për fushatë dhe në fushatë, gjithçka vetëm për liderin dhe në funksionin e liderit). Ndaj PS nxitoi të mbyllë problemet e brendshme në grup parlamentar, të zgjerojë koalicionin me prurje parlamentare nga e djathta, të jetë e njësuar në aktin parlamentar kundër Presidentit dhe të krijojë një mjedis kontrolli mbi sektorët ende kritikë, përfshirë një pjesë e medias dhe shoqërisë civile.
Me synime të qarta politike, edhe PD ka vendosur të ruajë linjën tradicionale të bojkotit, siç ka ndodhur rëndom në çdo prag Kongresi Kombëtar 1994, 1999, 2001 etj, me idenë e evitimit të çdo hapësire të qetë debati dhe kritike brenda partisë. Preferenca bojkotuese nuk është zgjidhje, nuk është alternativë, nuk sjell rritje elektorale dhe as miq të rinj ndërkombëtarë, por është dhe mbetet lëvizje me dy synime: ushqim për militantët dhe alibi për paaftësinë e një jete parlamentare cilësore dhe konkurruese. Ashtu si mazhoranca, edhe opozita ka një bilanc vjetor negativ, me dallimin se duke qenë opozitë, pasojat e bilancit negativ janë të dyfishta.
Ajo beson se përmes një politike më radikale të mobilizojë më shumë mbështetësit e saj dhe të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale në një klimë rivaliteti të ashpër politike, - klimë që favorizon incidentet, cenimin e standardeve dhe kështu, krijon alibi për çdo rezultat të mundshëm. Ajo rrezikon të mbetet parti e përfaqësimit të periferisë nëse nuk ndryshon sjellje, veprim politik dhe raportet e besimit me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Dilema e identitetit do jetë dilemë edhe në vjeshtën e dytë opozitare, me dallimin se më në fund do të ketë emra dhe struktura legjitime konkrete, të mandatuara për të përfaqësuar gjysmë milion votuesit e saj.
Jashtë tyre vjeshta parlamentare përballet me disa sfida të tjera themelore. Skandali në Bankën e Shqipërisë është në prag dhe konsensusi i oligarkisë nuk mjafton për ta mbyllur. Në disa institucione kushtetuese dhe ligjore kanë skaduar mandatet drejtuese ose ka vende vakant dhe parlamenti do ketë përgjegjësinë e zgjidhjeve më optimale për plotësimin e tyre. Për shembull, TVSH vijon prej 1.5 vitesh pa drejtues legjitim, AMA vijon prej disa muajsh pa drejtues legjitim, gjykatat e larta vijojnë prej muajsh me vende vakante, si dhe një sërë institucionesh të tjera publike vijojnë të mbeten pengje të politikës, konflikteve institucionale apo raporteve personale me titullarët politikë.
Pjesë e pritshmërive duhet dhe pritet të jetë edhe kalimi nga faza e retorikës populiste në akte konkrete denoncimi dhe gjykimi të rasteve korruptive të zyrtarëve të lartë, përfshirë ata të djeshëm dhe pasuesit e tyre sot. Retorika pa rezultate antikorrupsion nuk ka jetëgjatësi, nuk ngjall besim, ka kosto elektorale dhe trondit themelin e qeverisjes. Mazhoranca aktuale ka premtuar shumë në këtë drejtim, ndaj edhe pse ajo vijon të jetë peng i pazareve dhe marrëveshjeve klienteliste politike, ka detyrë e përgjegjësi të mbajë premtimin. Në kushtet e tjera, dhe të një opozitë që nëse ndryshon, mund të marrë formë e energji të reja, mandati qeverisës do ndodhej në krizë të thellë besimi dhe funksionimi. Alibia se ministrat shkarkohen vetëm kur bëjnë skandale dhe jo p.sh, kur nuk prodhojnë rezultate dhe nuk janë të aftë të kryejnë punën e tyre, - në rrethana të tjera nga shtator 2014 do të kishte reagim tjetër publik dhe me siguri, kosto tjetër elektorale.
Vjeshta e dytë e mazhorancës do ndihmohet nga ngjarje të rastësishme dhe protokollare, siç janë vizita historike e Papa Franceskut në Tiranë apo sesionet vjetore të OKB, samitet rajonale apo festimet e javëve të fundit të nëntorit dhe dhjetorit. Këto ngjarje, pavarësisht sëmundjes së politikës së ditës për ti komentuar, përdorur e keqpërdorur, kanë vlera propagandistike dhe nuk zëvendësojnë sot nevojën e madhe të vendit për reformat e mëdha, për rritje ekonomike, për politika më të mira ekonomike, për administratë ligjore funksionale, për më shumë siguri publike dhe më arsim cilësor, për më shumë kujdes shëndetësor dhe vëmendje ndaj shtresave më të rrezikuara sociale. Zgjidhja e tyre nuk mund të vijë nga shënimet në rrjetet sociale të mazhorancës apo opozitës, por përmes punës konkrete, cdo ditë dhe çdo orë, në funksion të përmirësimeve ligjore dhe jetësimit të një sistemi funksional politik, juridik, social dhe ekonomik.
Së fundi, vjeshta shoqërohet me rënien e gjetheve, jo vetëm në natyrë. Qytetarët do kenë mundësi të shohin nëse politikanët vendimmarrës janë seriozë në deklarimet e tyre, në premtimet dhe sjelljen e tyre, nëse qytetari apo pushteti është i pari. Mazhoranca ka nevojë të rishikojë veten dhe të ndahet nga çdo element i korruptuar dhe i paaftë (përfshirë aleatët e tregtuar apo ata zyrtarë militantë e spekulantë që shpesh me të drejtë denoncon opozita për të kaluarën e tyre ligjore), opozita ka nevojë të çlirohet nga oligarkët e djeshëm të cilët vijojnë ta mbajnë peng dhe ta përdorin thjesht e vetëm për qëllimet e tyre personale ose klienteliste. Një proces kompleks, por i domosdoshëm, një test në provën se demokracia shqiptare mund të funksionojë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com