Moti ka ndryshuar ‘faqe’ këtë të premte, duke rikthyer në vend reshjet e shiut. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se qarqet ku do të kemi më shumë reshje janë Shkodra, Lezha dhe Durrësi.
"Që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur reshjet. Në Shkodër, Lezhë dhe Durrësi reshjet do të jenë më intensive. Në qarqet e tjera priten të jenë mesatare. Edhe të shtunënn do të kemi reshje shiu, në formën e shtrëngtave. Sa i takon Tiranës reshjet do të jenë të dobëta deri në mesatare”, tha Gjoni.
Në lidhje me temperaturat Gjoni tha, se do të kemi një ulje graduale duke nisur nga java tjetër. Ndërkohë në zonat malore priten reshje dëbore me itensitet të ulët.
“Nga mesi e javës tjetër do të kemi ulje të temperatuarve në mënyrë graduale. Në Alpe do të kemi reshje të dobëta të dëborës”, tha ajo.











Komente
Komento