Vjet 16.805 shqiptarë kërkesë
 për azil, vetëm 8% e përfituan 

Eurostat, agjencia Europiane për statistikat në raportin e saj për vitin 2014 e bën fare të qartë se shanset që shqiptarët të marrin azil janë jashtëzakonisht të vogla, pasi deri tani nga 16.805 persona që kanë aplikuar në vendet e BE për vitin 2014 vetëm 8 % e tyre kanë marrë statusin e azilantit ndërsa pjesa tjetër u është refuzuar kërkesa dhe janë detyruar të kthehen. 

Rritja e kërkesave të shqiptarëve krahasuar me vitin 2013 janë 30% më tepër. Por më alarmante situata është për Kosovën, duke pasur një rrithje të aplikimeve 611 % më tepër krahasuar me vitin 2013.

Të rinjtë e moshës 18-34 vjeç, përbëjnë edhe rreth 44 % të kërkesave qoftë nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova. Pjesa më e madhe e tyre familjarë duke parë edhe shifrat e larta mbi 26 % të atyre që janë nën 18 vjeç. 


azilant
(Tabela për numrin e pranimit dhe refuzimit të aplikimeve)

Përgjatë vitit 2014, shtetet e BE kanë përcaktuar fatin për 13.390 kërkesa të bëra nga shqiptarët për azil, prej tyre vetëm 1085 kanë marrë një përgjigje pozitive. 215 e kanë përfituar azilin me statusin e refugjati, 560 e përfituan për mbrojtje, ndërsa 310 ekanë përfituar për shkaqe humanitare.

azil eurostat
(Tabela për numrin e pranimit dhe refuzimit të aplikimeve)

Vetëm gjatë vitit 2014 në vendet e Bashkimit Evropian kanë aplikuar 16.805 persona nga Shqipëria, duke e renditur vendin tonë në të vendin e 11 për numrin e aplikantëve në BE.

Vendin e parë e zënë emigrantët nga Siria, pas tyre ata nga Afganistani, por edhe ata nga Kosova nuk mbeten prapa duke u renditur në vendin e tretë me 37.875 aplikime. 

azil eurostat
(Tabela e aplikantëve renditur sipas numrit të kërkesave)

Në raportin e fundit tremujor të Eurostat theksohet se numri i azilkërkesëve në vendet e BE ka arritur një shifër rekord, ndërsa krahasuar me një vit më parë është rritur me 191.000 aplikantë.

azilant mosha

(Tabela për moshën e aplikantëve)

1
(Tabela për aplikantët sipas shteteve të BE)

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla